Shpenzimet kapitale me 11 shtator janë realizuar në vlerë prej 26 miliardë denarë, ose që është një rritje prej 136% në krahasim me vitin e kaluar. Vazhdimisht po punohet për rritjen e shumës për shpenzime kapitale në buxhet, por edhe për përmirësimin e realizimit të tyre, për shkak të efektit të tyre shumëfishues në ekonomi, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Ministri tha se në vitet e fundit janë futur disa mekanizma buxhetor për përmirësimin e realizimit të shpenzimeve kapitale nga institucionet. Një prej tyre është mekanizmi KAPEF, me të cilin vendosen objektiva tre mujorë dhe nëse zbatimi dështon, institucionet rezervojnë fondet për kapitalin që nuk i kanë shfrytëzuar.
Ai gjithashtu thekson se në tremujorin e fundit të vitit, si çdo vit, pritet një përshpejtim i realizimit të shpenzimeve kapitale. /Telegrafi/