beselidhja nuk njeh pengesa 654ffe6920be0

Besëlidhja nuk njeh pengesa

November 11, 2023
1 minut lexim

Është mbyllur java e 6-të e Superligës në basketboll për meshkuj, javë e cila nuk ka sjellë surpriza në rezultate dhe renditje. Në krye të renditjes janë Tirana dhe Kamza Basket, me nga 11 pikë. Të dyja këto skuadra fituan sot.

Bardheblutë e trajnerit Karaj mundën me lehtësi 104-54 Apoloninë, sukses që vjen 48 orë nga triumfi në Superkupën. Për kampionët u dallua Hysenagolli me 26 pikë e 18 rebound.

Nuk zhgënjen Kamza Basket, që në fushën e saj triumfoi 115-77 ndaj Elbasanit. Takimi u dominua nga vendasit, ku u shkëlqyen Keyes me 29 pikë e 20 rebound si dhe Porter me 28 pikë.

Pa probleme fiton edhe Besëlidhja, ekipi që nuk ka asnjë humbje deri më tani në kampionat (ka një ndeshje më pak). Lezhjanët mundën 108-74 Apoloninë në Fier, me amerikanin Burne shënuesin më të mirë, me 23 pikë.

Teuta shkatërron Skënderbeun, duke fituar 123-75, ndeshje ku 4 lojtarë të ekipit durrsak realizuan mbi 20 pikë. Bacon me 33 pikë e Peacock me 30 ishin dy më të mirët, mbështetur edhe nga Gorea me 26 pikë

Një fitore të rëndësishme për zonën play off korri Vllaznia, që në fushën e saj mundi 87-72 Flamurtarin, duke iu bashkuar grupit të ekipeve pretendente. Memcaj realizoi 21 pikë, mbështetur nga saab me një “triple double” (13 pikë, 10 rebolund, 10 asist).

Superliga-Meshkuj, java e 6-të

Teuta – Skënderbeu, 137-75

Kamza Basket – Elbasani, 115-77

Tirana – Fieri Basket, 104-54

Apolonia – Besëlidhja, 74-108

Vllaznia – Flamurtari, 87-72

Partizani (pushim)

Renditja: Tirana 11 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Besëlidhja 10 pikë, Teuta 10 pikë, Vllaznia 10 pikë, Elbasani 9 pikë, Apolonia 7 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Partizani 6 pikë, Fieri Basket 6 pikë, Flamurtari 6 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

flet per here te pare nena e edona james tregon historine familjare dhe raportet me babain e vajzes 654ffcc962b72
Story i mëparshëm

Flet për herë të parë nëna e Edona James, tregon historinë familjare dhe raportet me babain e vajzës

mickoski koalicioni kriminal ne pushtet po e mbyt shtetin 6550000c0fffd
Story i radhës

Mickoski: Koalicioni kriminal në pushtet po e mbyt shtetin

Të fundit nga

ShkoLartë