BESA pret momentin e duhur për të nisur interpelancë ndaj Grubit

1 minut lexim

Debati për sfidën e Mexhitit për opozitën, doli të jetë më i komplikuar se vet procedura për interpelancë. Nga Lëvizja Besa thonë se po presin momentin e duhur kur do të nisin iniciativë për interpelancë për Artan Grubin, por kërkojnë që në këtë iniciativë të qëndroj edhe nënshkrimi i Izet Mexhitit, raporton Klan Maqedoni

”Sa i takon sfidës së ofruar publikisht nga deputeti Mexhiti rreth asaj se opozita duhet të iniciojë interpelancë për zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, ne me siguri që jemi duke e shqyrtuar. Presim momentumin ideal për të bërë një hap të tillë, por nuk do të jetë sfida që vetëm z. Mexhiti ta shohim a e mbështet apo nuk e mbështet iniciativën, por do ti ofrojmë që mbas deputeteve të Lëvizjes Besa të nënshkruhet edhe ai edhe deputetet që mendojnë se duhet të shkarkohet z.Grubi dhe të jetë pjesë e iniciativës dhe votimit final” – deklaroi Arijanit Hoxha.

Story i mëparshëm

Grubi thyen heshtjen për zhvillimet në BDI

Story i radhës

Martesat e dyta: si të biesh sërish në dashuri me jetën

Të fundit nga