Besa për turp, Trepça fiton pikët e shpresës 

min lexim

Besa e Pejës është për turp, një klub me traditë të madhe, të bie në pozitën e fundit dhe  është në rrezik të madh të largohet në ligën e dytë (kategoria e tretë).

Besa sot mposhtet në Gjakovë ne rezultat 4:2 nga Vëllaznimi i Gjakovë.

Në dy javët e fundit mbetet të shihet se a do të shpëtojë apo do të bie në ligën e dytë, çka do të ishte turpi më i madh për një klub me histori. 

Trepça që po noton në ujëra të turbullta sot ka shënuar fitore me çyk të zorit, me rezultat 1:0 ndaj Phoniex, me shpresë të ikë nga pozita e barazhit apo edhe largimi nga liga. Një klub me traditë të madhe e tani për faqe të zezë, po luftojnë për mbetje në ligë. 

Renditja pas javës së 25-të në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A: Trepça ’89 kryeson me 54 pikë, pasojnë Liria 42, Vëllaznimi 35, A&N 33, Rahoveci 33, Phoniex 32, Istogu 29, Trepça 29, Drenasi 28 dhe Besa 25 pikë.  

Rezultatet

Vellaznimi – Besa 4:2
Istogu – Liria             0:0
Rahoveci  – Drenasi. 2:1
[email protected] – Trepca ‘89        1:2
Trepça – Phoenix           1:0

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Argjendi sqaron raportin me Alvisën, pas akuzave se i mori të dashurën Bashkimit

Story i radhës

Kasami nuk i frikësohet Renovës: E njohim mirë kundërshtarin 

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424