Besa Famgas e ka shënuar edhe fitoren e 23-të rresht në këtë edicion të Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës A, Besa Famgas fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 33:26.
Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma. Besa udhëheq në tabelë me 46 pikë.
Kastrioti është i pesti me 21 pikë.
Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa vendasit ishin më shumë në epërsi.
Por në minutat e fundit pejanët shfaqën më shumë dhe shkuan në pushim me rezultatin 16:13. Në pjesën e dytë Besa nuk lejoi vendasit që të afrohen, ndërsa krijoi epërsi deri në dhjetë gola.
Deniz Terziqi, Denis Shabanoviq dhe Nikola Prce shënuan nga 6 gola për Besën. Jeton Bislimi dhe Samid Mekiq shënuan po ashtu nga 6 gola për Kastriotin. 5 i shënoi Guilherme Da Silva.