Besa Luzha: Është dashtë të suspendohet menjëherë Xhevat Krasniqi

Profesori Xhevat Krasniqi është pezulluar sot nga puna.

Profesori i Edukimit, Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente se i kishte ngacmuar seksualisht ato.

Pas denoncimeve studentët bashkë me përfaqësues të organizatave në Kosovë kishin protestuar disa herë, madje sot Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën atij.

Besa Luzha nga shoqëria civile ka thënë se Këshilli Etikës veprojë ngadalë ngase është dashtë të suspendohet menjëherë Xhevat Krasniqi.

“Ka pas edhe angazhim në UP pas një kritike të mirëfilltë për disa raste të tjera ndodhsha nuk janë denoncuar në aspektin medial, jo ballafaqime kështu live, por ka pasur denoncime dhe shpesh kemi pasur edhe protesta të organizatave studentore rreth këtyre rasteve. Dhe kjo ka bërë që UP të ulët dhe të hartojë një rregullore që  trajton rastet e ngacmimeve seksuale”, ka thënë Luzha. 

Story i mëparshëm

Grubi zbulon gënjeshtrat e Ganiut: Pse be evlad e fshive? Nashta mundesh, po mandej s’mundesh!!

Story i radhës

Horoskopi ditor, e Mërkurë 24 prill 2024

Të fundit nga