Besa i falet një nigeriani, Turbina feston për herë të parë

October 29, 2022
1 minut lexim

Festojnë Besa dhe Turbina në Kategorinë e Parë, teksa përfundoi në barazim 1-1 sfida mes Besëlidhjes dhe Burrelit. Skuadra nga Kavaja iu fal golit të nigerianit Chinonso Onuh pas gjysmë ore lojë për të thyer Lushnjen.

Fitorja e sotme në stadiumin e Peqinit, ka ngjitur Besën në kuotën e 12 pikëve, po aq sa numërojnë edhe Skënderbeu e Korabi, të cilët nuk e kanë zhvilluar akoma takimin e javës së tetë.

Turbina mposhti 3-0 Tërbunin në fushën e saj. Fitorja e parë në kampionat për skuadrën nga Cërriku, që mori pikët maksimale falë golave të Laroshit me panallti (15’), ndërkohë që realizoi dy herë edhe nigeriani Ahanonu.

Sërish barazim 1-1 për Besëlidhjen pas atij ndaj Skënderbeut. Ekipi lezhian e mbylli në disavantazh pjesën e parë ndaj ekipit matjan, me këta të fundit që gjetën golin me anë të Klajdi Kryemadhit (41’).

Besëlidhja reagoi dhe evitoi humbjen falë realizimit të brazilianit Da Silva në minutën e 49’. Lezhianët renditen në vendin e nëntë me 9 pikë. Po kaq numëron edhe Burreli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ursula von der Leyen shtyn vizitën në Mal të Zi, ja arsyeja

Story i radhës

81 njerëz pësojnë sulm në zemër në ndejën e “Halloweenit” në Korenë e Jugut

Të fundit nga

ShkoLartë