BESA feston 10 vjetorin e themelimit, Kasami: U bëmë bashkë për ta rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin

November 24, 2024
1 minut lexim

Partia Lëvizja Besa sot feston 10-vjetorin e themelimit që për këtë, organizoi manifestim që po mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami, duke folur për krijimin e VLEN-it, tha se ata kanë harruar gjitha ndasitë dhe keqkuptimet për shkak se interesi primar është ai i qytetarëve.

Ai tha se koalicioni VLEN është një mision i përbashkët mes subjekteve, për të rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin.

“Ne u bëmë bashkë që çështjen shqiptare ta kthejmë në institucione, atëherë kur BDI harroi se erdhi në pushtet mbi gjakun e shumë dëshmorëve, mbi shkatërrimin e pasurive të shumë shqiptarëve dhe nuk erdhi në pushtet për të bërë para, nuk erdhi në pushtet për të ushtruar pushtet mbi shqiptarët, por edhe në pushtet për t’ju shërbyer shqiptarëve”, tha Kasami.

Kasami tha se sot janë të bashkuar në koalicion që të tregojnë se ja vlejti të jenë bashkë më Afrimin, me Izetin, me Arbenin dhe me Bekimin.

Kryetari i Tetovës, Kasami falënderoi gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA, për atë që kanë arritur që këtë dekadë, ta festojnë bashkë si koalicion VLEN.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ajo është k*rv”, del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën

Story i radhës

Kasami në 10-vjetorin e Lëvizjes Besa: Prioritet i yni mbetet anëtarësimi i Maqedonisë në BE

Të fundit nga

ShkoLartë