Besa Famgas publikon listën për Kupën Evropiane

1 minut lexim

Klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja është gati për sfidën e parë të Kupës Evropiane.

Skuadra më e trofeshme në vitet e pasluftë ka publikuar listën e hendbollistëve për sfidën me Mesto Lovosicen.

Besa Famgas është mysafire në ndeshjen e parë.

Të shtunën nga ora 17:00 në Lovosice të Çekisë përballet me skuadrën Mesto Lovosice.

Ndeshja e kthimit është më 27 tetor në Pejë.

“Lista e plotë e lojtarëve të cilët do të udhëtojnë në ndeshjet evropiane European Cup në Çeki! 

Ekipi ynë është i gatshëm dhe i motivuar drejt synimeve dhe paraqitjes sa më dinjitoze në kompeticionet e Evropës!”, ka njoftuar KH Besa Famgas.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Goditën me shishe qelqi në fytyrë Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Berisha

Story i radhës

Anketa e re e IPIS: VLEN betonizohet si lider tek shqiptarët, Fronti me etnikumet po avullohet

Të fundit nga