Besa Famgas kthehet te fitorja

November 29, 2023
1 minut lexim

Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është kthyer te fitorja.

Të mërkurën mbrëma, Besa e Pejës e mposhti

Vushtrrinë me rezultat bindës, 38:25. Ndeshja ishte e mbetur ndërsa i takoi xhiros së parë. U zhvillua në Vushtrri.

Besa Famgas mban vendin e dytë në tabelë me 18 pikë. Vushtrria është e shtata me dy pikë nga 11 ndeshje.

Jon Vokshi ishte më efikasi te Besa Famgas me 11 gola. Nga shtatë i shënuan Olsi Mulaj, Ajdin Smajlbegoviq dhe Ardit Tafilaj.

Te Vushtrria, tetë gola i shënoi Muhamet Hyseni.Lulëzim Sadiku i realizoi gjashtë.

Në fundjavë, në kuadër të xhiros së 12-të, Besa luan në udhëtim te Trepça, ndërsa Vushtrria është mysafire e Rahovecit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ushtria izraelite miraton planet për të vazhduar operacionin tokësor në Gaza

Story i radhës

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë