Besa Famgas ka kaluar në finale të Ligës së juniorëve të Kosovës në hendboll.
Të shtunën në Prishtinë, Besa Famgas fitoi gjysmëfinalen ndaj Llapit me rezultatin 38:19.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:9 për pejanët. Dhjetë minutat e parë u takuan llapjanëve, ndërsa më pas nisi shkëputja graduale e Besës.
Jon Vokshi ishte më efikasi te Besa me 8 gola. 7 i shënoi Olsi Mulaj, ndërsa gjashtë herë shënoi Altin Cacaj.
Te Llapi, Altin Mani i shënoi 7 gola, ndërsa 4 i kishte Fatlum Hasani.
Besa të dielën nga ora 17:00 luan finalen, ndërsa Llapi prej orës 15:00 zhvillon ndeshjen për vend të tretë.