Besa Famgas fiton dhe kualifikohet në raundin e tretë të Kupës Evropiane

min lexim

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki, me rezultat 35:32. Dhe kjo fitore i ka mundësuar që të avancoi në raundin e tretë.

Në Helsinki para një jave, Besa kishte pësuar me një gol dallim, 28:27.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe deri në minutën e 15-të ishin në epërsi prej një goli disa herë. Ndërkohë Besa vetëm barazonte rezultatin. Më pas ekipi pejan u shkëput deri në tri gola, kurse rezultati pas pjesës së parë ishte 18:15.

Finlandezët u kthyen në pjesën e dytë dhe barazuan rezultatin në 20:20 e më pas në 21:21 e 22:22. Por Besa bëri shkëputje tjetër, këtë herë deri në pesë gola (29:24, 30:25, 31:26). Helsinki prapë u afrua në 32:30. Fare në fund shënoi Jon Vokshi për 35:32.

Egzon Gjuka udhëhoqi Besën me 9 gola nga 10 tentime. Nikola Prce, që e luan edhe rolin e trajnerit, i shënoi 7 gola nga 8 tentime. 5 gola nga 6 tentime i kishte Victor Alonso. Vokshi e Denis Shabanoviq i shënuan nga 4 gola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush janë të parët në Kampionatin e Kosovës në mundje?

Story i radhës

Zjarri në një klub nate në Rusi vret 13 persona

Të fundit nga