Besa Dauti është emëruar drejtoreshë në Galerinë e Arteve në Tetovë

1 minut lexim

Me vendim të Ministrisë së Kulturës, drejtoreshë e Institucionit Nacional Galeria e Arteve – Tetovë do të jetë Besa Dauti, njoftuan nga ky institucion në Tetovës. Dauti prej disa vitesh është e punësuar në Galerinë e Arteve në Tetovë, ndërsa me profesion është piktore akademike.

“Besa Dauti ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Tetovë. Punon si piktore akademike dhe kuratore arti në Galerinë e Arteve në Tetovë. Përvoja, njohja e thellë e formimit kulturor dhe arsimor të Besa Dautit do të frymëzojë ekipin e Galerisë dhe artistët tanë, vizitorët dhe artdashësit, gjë që do të sjellë një angazhim serioz në zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit, thuhet në kumtesën e Galerisë së Arteve.

Besa Dauti zëvendëson drejtoreshën aktuale, Arbenita Meta, e cila drejtonte institucionin që nga tetori i 2023.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Maqedonci për vizitë në Finlandë, diskutohet edhe për sigurinë e Kosovës

Story i radhës

ASHMAA dënon ashpër deklaratën e Kovaçevskit

Të fundit nga