berxuli dosjet e epstein po perdoren per lufte politike 6985256fe11e8

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

February 6, 2026
1 minut lexim

Publikimi i fundit i dosjeve që lidhen me autorin e ndjerë të krimit seksual, Jeffrey Epstein e cila ka nxitur reagime të mëdha, sipas profesorit universitar, Dashamir Bërxulli po përdoret nga politika për të sulmuar njerëz.

Ai ka thënë se publikimi i këtyre dosjeve në këtë kohë, përveç presionit publik është bërë edhe për të bërë politikë.

Bërxulli në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se kjo situatë është luftë për pushtet.

“Në këtë rast po bëhet edhe politikë përtej presioni publik për publikimin e dosjeve, politika po përdor një rast të tillë për të sulmuar njerëz. Peronat nga Evropa që përmenden këtu janë dëm kolateral në sensin që kanë komunikuar, por janë lufta të brendshme në SHBA. Politika ka vendosur të bëjë një gjë të tillë dhe është e qëllimshme që janë publikuar emrat e viktimave që nuk do duhej dhe janë fshirë emrat e atyre që nuk janë viktima. Është luftë për pushtet dhe për të treguar se kush është më i pastër dhe më pak i pastër. Nga të dyja krahët e politikës dhe me gjerë”, ka thënë ai.

Në dosjet e Epstein janë përmendur figura të larta të politikës dhe biznesit nga shumë vende të botës.

Aty u raportuar se janë përmendur edh ish- presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ish- presidentja Atifete Jahjaga. Të dy kanë mohuar se kishin kontakt me Jeffrey Epstein.

Në fund të janarit autoritetet amerikane publikuan rreth 3.5 milionë faqe dokumente dhe materiale nga hetimet e Epstein (të ashtuquajtura “Epstein Files”), duke përfshirë dokumente, foto dhe komunikime që lidhen me lidhje financiare, sociale dhe politike të tij me figura të njohura botërore. Ky publikim ka shkaktuar reagime të forta, përfshirë kritika për ekspozimin e të dhënave të viktimave, si dhe shkarkime dhe reagime në qarqe të larta profesionistësh dhe politikanësh në SHBA e më gjerë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ke politikan pelqen ne pd dhe ne ps ja si pergjigjet arlind qori 69852554a097c
Lajmi i mëparshëm

Kë politikan pëlqen në PD dhe në PS? Ja si përgjigjet Arlind Qori

princ leka pritet te behet serish baba blerta celibashi ne pritje te embel 698555f151506
Lajmi i radhës

Princ Leka pritet të bëhet sërish baba, Blerta Celibashi në pritje të ëmbël

Të fundit nga

Ministri izraelit i Mbrojtjes njofton sulm ndaj Iranit

Izraeli ka sulmuar Iranin, sipas ministrit të mbrojtjes. Mediat iraniane raportuan se kanë dëgjuar shpërthime në kryeqytetin Teheran. Shteti i Izraelit ka nisur një sulm parandalues ​​kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet
ShkoLartë