Keni pasur ditë të vështirë? Jeni ngritur vonë dhe ju është dashur të nguteni për t’i çuar fëmijët në shkollë, pastaj jeni vonuar në punë dhe keni kuptuar se e keni harruar diçka të rëndësishme në shtëpi etj.
Pa marrë parasysh se çfarë ngjarjesh ose njerëzish po jua nxijnë jetën, me siguri këto po ju tensionojnë dhe stresojnë.
Tensioni i pashmangshëm sjell shpërthim emocional që shpesh ndodh në situata pavend. Personi tek i cili nxirrni inatin zakonisht nuk ka të bëj fare mearsyet stresit që jua kanë krijuar vullkanin e tërbimit.
Para se të arrini të pika e shpërthimit emocional zbatoni këtë taktikë:
Kërkoni një kënd të qetë dhe të veçuar. Hapni gojën sa më fortë dhe shtrëngoni muskujt e fytyrës, të qafës dhe të kokës. Ndoshta edhe në pjesët e tjera të trupit do të ndjeni tension të fortë. Atëherë shtrëngoni shpullat dhe bërtisni … , me zë ose pa zë. Pasi të liroheni plotësisht përsëritni procedurën. Bëni kështu gjithnjë derisa ta ndjeni vetën mirë. Ndoshta do t’ju bëjë edhe të qeshni! E qeshura iu bën edhe më mirë!
Lirohuni nga stresi sa më shpejt që të mundeni. Stresi pakëson aftësinë tuaj të ndërmarrjes se kontrollit mbi jetën tënd dhe dobëson vetëbesimin tuaj.