Berlusconi flet nga spitali

April 7, 2023
1 minut lexim

Një mesazh shprese vjen nga spitali ku po trajtohet ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili vuan nga pneumonia dhe leukemia kronike.

48 orë pasi u shtrua në spital, Silvio Berlusconi kërkoi të fliste me redaktorin e gazetës Il Giornale.

“Toni i presidentit, padyshim, nuk është i njëjtë si gjithmonë, por zëri ishte i fortë dhe dëshira për të folur e madhe. Ai nuk është i ri, por ka shpirtin e luftëtarit”, tha Augusto Minzolini.

“Ai më përshëndeti me mirësjellje si zakonisht dhe fjalia e parë që tha ishte në formën e një premtimi”, tha ai.

“Është e vështirë, por do t’ia dal edhe kësaj radhe. Kam arritur të kem sukses edhe në situata të tjera të vështira dhe delikate”, tha ish kryeministri italian.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputetët të parët morën pagën e shtuar, rreth 17.000 denarë plus për tetë ditë në mars

Story i radhës

Këngëtarja e njohur s’i lë vend imagjinatës, ja si pozon me bikini të vogla

Të fundit nga

ShkoLartë