Berlini: Vendimi i Kurtit zgjidhje e duhur afatshkurtër, shkaku i momentumit duhet shtyrje 10 mujore

November 1, 2022
1 minut lexim

Një burim zyrtar brenda Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelarit Olaf Scholz në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të modifikuar implementimin e vendimit për targat ilegale dhe regjsitrimin e veturave me tabela RKS.

Nga Berlini zyrtar thonë se si rezultat i tensioneve që kishin ardhur edhe me djegie të veturave, ka qenë e nevojshme që të zbutet situata. Qeveria Gjermane për Express ka thënë se vendimi i fundit i kryeminsitrit Kurti ka qenë një vendim në drejtimin e duhur për zbutje të situatës për një afat të shkurtër, derisa potencojnë se shtyrja e afatit duhet të zgjerohet edhe më tej si rezultat i momentumit të krijuar në procesin e negociatave pas angazhimit të Francës dhe Gjermanisë dhe planit të tyre.

Ky burim nga Berlini ka thënë se një shtyrje më e zgjeruar e një vendimi të tillë do të ishte e nevojshme për vendosjen e një qetësie afatgjate dhe do të shmangte ndonjë surprizë ku pa pritur procesi do të gjendej në kthesën e gabuar dhe do të përfundonte “në lumë” si rezultat i afateve artificiale.

Nga Berlini theksojnë se afati duhet të zgjatet siç është propozuar për shkak te momentumit pozitiv të krijuar përmes propomzimeve të Berlinit, Parisit dhe BE-së nga njëra anë dhe Procesit të Berlinit nga ana tjetër.

“Në planin afatgjatë, është pikërisht propozimi që kemi bërë, përkatësisht që kjo çështje statusore të zgjidhet në mënyrë që të gjitha këto gjëra të mos bëhen mollë sherri mbi këtë bazë”, ka thënë ky burim zyrtar brenda Qeverisë Gjermane për Express.

Ky burim tutje ka thënë se çështja e targave dhe mosmarrëveshja për këtë është një nga ato çështje që rëndohet shkaku i statusit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe që vazhdon të jetë një kërcënim për përshkallëzim të dhunshëm./GazetaExpress/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

8 vite bashkëpunim, kjo është super dhurata që Mozzik i bëri DJ-it të tij

Story i radhës

Brazilianët nuk kapërdijnë dot humbjen e Bolsonaros, kamionistët bllokojnë autostradat dhe kërkojnë…

Të fundit nga

ShkoLartë