Berishës i mbaron koha, Noka-Felajt: Jepi edhe minutat e mia! Ish-kryeministri e lë fare dhe del jashtë

schedule15:24 – 10 Shkurt, 2022

Është shoqëruar me debate fjala e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i mbylli mikrofonin për shkak të përfundimit të minutazhit.

Ndërkohë që vijonte akuzat ndaj Reformës në Drejtësi si edhe ministrave, Felaj i tha Berishës se duhej të ulej tashmë pasi kishte përfunduar minutazhi i lejuar për çdo deputet.

Berisha nuk po ulej dhe në këtë moment ndërhyn nga vendi Flamur Noka duke i kërkuar fillimisht që t’i jepte ish-kryeministrit minutazhin e tij.

Kur Felaj tha se nuk kjo lejohej, Noka i kërkoi edhe një minutë kohë për Berishën.

Pasi edhe kjo kërkesë nuk u mor parasysh, Berisha shkoi në vendin e tij në fund të sallës së Kuvendin, ndërsa Noka ngrihet në këmbë. Në këtë moment, Berisha i përshëndet deputetët mbështetës të tij duke u larguar fare nga salla e Kuvendit, i ndjekur pikërisht nga Flamur Noka. /

Story i mëparshëm

Bien rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, sot shënohen 4 vdekje

Story i radhës

Mickoski: Pala jonë janë persona që nuk dinë se çka janë negociatat, dinë vetëm ta ulin kokën

Të fundit nga