Berishën e do një klub i Serie A

July 26, 2023
1 minut lexim

Etrit Berisha u largua nga Torino pa lënë ndonjë gjurmë.

Madje, portieri kosovar i kishte prishur punët me klubin “Granata” dhe në sezonin e fundit kishte luajtur shumë pak.

E tash, përfaqësuesi shqiptar mund të bëhet me ekip të ri.

Sipas mediave italiane, ish-portierin e Lazios dhe të Atalantës e do një klub tjetër i Serie A.

Bëhet fjalë për Frosinonen, e cila është në kërkim të një portieri me përvojë, në mënyrë që ta ndihmojë për ta siguruar qëndrimin në ligën elitare të futbollit italian.

Portali italian “tuttofrosinone” shkruan se 34 vjeçari i posedon të gjithë elementët e nevojshëm për t’iu përshtatur asaj që po e kërkon ky klub.

Për momentin, pengesa e vetme dhe kryesore është rroga e ish-portierit të Kalmarit.

Ai në Torino paguhej 1 milion euro neto, një shumë kjo që Frosinone s’mund ta mbulojë për një lojtar.

Kjo është arsyeja që ky klub po shikon edhe alternativa të tjera, nëse nuk merret vesh me portierin prishtinas.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti: Të interesuar që sa më parë të ketë zgjedhje në veri, por jo pa largimin e masave

Story i radhës

“Më pëlqejnë pub-et”, Rita Petro: Ndihem keq që nuk shkoj të paktën njëherë në javë

Të fundit nga

ShkoLartë