Juristja Brisida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se berisha dhe familja e tij po zvarrisin qëllimisht dosjen pPartizani. Më tej, Gjikondi tha se kjo zvarritje shtyn dhe afatet dhe është skandaloze. Gjikondi u ndal tek dosja Veliaj duke thënë se personaliteti i tij politik bëri që të afrohej më tepër afati i arrestimit.
“Të gjitha stilet që po përdor familja Berisha, ja ulin shumë personalitetin politik sic hiqet Berisha, do të ishte mirë të përballej dhe besoj do e coj pas zgjedhjeve këtë cështje duke e zvarritur.
Këtu e ka bërë Dritan Dajti, Shullazi është stil i njohur. Dumani tha se ka një ngërc me GJKKO dhe bën që kjo zvarritje të djegi dhe afatet dhe është vërtetë skandaloze. Unë mendoj që personaliteti i Veliajt me drejtësinë bëri që të afrohej afati i arrestimit të tij, ishte një subjekt që mund të cënonte provat.
Ka raste të tilla ku autoriteti i një institucioni të drejtësisë dëmtohet nga personazhe si Veliaj. SPAK ka një tërheqje dhe shoh personazhe që janë thirrur nga SPAK. Zonja Bushka nuk më la shije të mirë, e cila është e hetuar nga SPAK ishte një nga personazhet më entuziast në kërcim. Janë provuar lidhjet e saj me SPAK dhe institucione të drejtësisë. Promovimi i personazheve nga e majta që kanë cështje me SPAK ka qenë një arakiri i panevojshëm.”
Burimi: botasot.info