Berisha zotohet para votueses 18-vjeçare: Qëllimi ynë më i madh është që t’i kthejmë kombit rininë e tij

May 1, 2025
min lexim

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte sonte në mbrëmje në zonën e “Xhomllikut” në Tiranë, ku foli edhe njëherë tjetër për programin që ka veçanërisht për të rinjtë.

Lideri opozitar u zotua para një vajze 18-vjeçare që voton për herë të parë se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, kombit do t’i kthehet rinia.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Miq, po vij nga Valencia, takova shumë miq të vjetër, shumë miq të mirë dhe natyrisht qëllimi im ishte të paraqes gjendjen në Shqipëri dhe të bëj avokatinë e kauzave tona të drejta.

Por vështirësia që unë gjeja të bindja miqtë e mi se janë zhdukur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe djegësi nuk ka asnjë tullë, nuk do ta harroj.

Më duhe ta ktheja nga e para tre herë tregimin tim me habinë që krijonte.

Nderim të madh ju qytetarëve të Tiranës që e përcollët atje ku e meritonte Erion Veliajn.

Dhe u garantoj se ju do përcillni tek ai Edi Ramën shumë shpejt pas këtyre zgjedhjeve.

Unë falenderoj shumë votuesen 18-vjeçare që voton për herë të parë.

Besimi juaj zonjushë tek programi i PD është një detyrim shumë madhor për ne dhe unë ju jap fjalën ju se me këtë program, qëllimin më të madh, më final e kemi t’i kthejmë kombit rininë e tij, ta bëjmë edhe njëherë kombin të ri, siç duhet të jetë.

Dhe kombi bëhet i ri atëherë kur moshatarët e tu, të vendosin të ndërtojnë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

Në këto vite, mijëra e mijëra, mbi 600 mijë të rinj shqiptarë, morën rrugët e botës sepse ëndrrën e tyre nuk e ndërtonin dot në Shqipëri.

Pra, ëndrra, nga një ëndërr shqiptare, u shndërrua në një ëndërr që duhet të realizohej në dhera të tjera.

Kjo merr fund.

Ndaj dhe ne kemi një program që çdo i ri të shkollohet me një arsim cilësor, me dyfishim të buxhetit të arsimit.

Nuk do ketë mësues me rrogë minimale nën 1500 euro.

Nuk do ketë mesatare që do u pengojë ju të hyni në universitete.

Qeveria do bëjë gjithçka që pas përfundimit të studimeve ju të punësoheni, do paguajë sigurimet shoqërore te punëdhënësit tuaj për një vit.

Do ketë fonde dhe grante për startupet tuaja dhe suksesin tuaj.

Për çdo çift të ri një çati, ky është zotimi ynë para jush.

Kombi në moshën e rinisë së tij kërkon që ata qindra mijëra të rinj që ikën, u larguan, të rikthehen në vendin e tyre, t’i rikthehen ëndrrës shqiptare.

Investimet e tyre në Shqipëri për pesë vite do jenë pë asnjë taksë.

Kredi të buta dhe grante do u ofrohen atyre për strehim, për biznese, për suksesin e tyre.

Përsëri, një politikë e vendosur demografike.

Sot, për shkak të emigracionit, ju e morët vesh, ne jemi kombi me treguesin e lindshmërisë më të ulët në planet sipas OKB.

Ne do e përmbysim këtë.

Ju garantoj se për fëmijën e parë do ketë një bonus 70 euro.

Për fëmijën e dytë një bonus 60 euro.

Për fëmijën e tretë dhe të katërt, të gjitha shpenzimet nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare do jenë nga shteti.

Miq, programi ynë është programi i zemrës së dhembshur.

Të dhemb në zemër kur sheh 760 mijë burra dhe gra, të moshuar, me pensione me të cilat nuk mbyllin dot muajin, me të cilat nuk blejnë dot ilaçet.

Dhe si shpërblim, në një pashpirtësi ekstreme, Edi Rama në buxhetin e fundit prej 8 miliardë, ndau për këta 760 mijë shqiptarë fisnikë, gjithsej 16 milionë euro.

Një shumë qesharake, një akt cinik.

Unë garantoj çdo pensionist që sot merr nën 200 euro, që 100 ditët e para të qeverisjes do ketë pensionin minimal 200 euro.

200 euro do jetë minimumi për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmije me një prind, për çdo student me bursë.

Jo vetëm kaq, por të gjithë këta, të gjithë pensionistët, të gjithë personat me rrogë të ulët, e cilat nuk do jetë më kurrë nën 500 euro, do kenë kartën e konsumatorit me të cilën do marrin mbrapsht TVSH-në, e cila është 450 euro dhe të shkojë sa të shkojë në vite.

Miqtë e mi, ju e keni të qartë, e keni dëgjuar, sot problemet shëndetësore të njerëzve janë bërë probleme kryesore.

Njeriu që u premtoi shqiptarëve shëndetësinë falas, hajde këtu Edi Rama në ta mban. Je burracak se je rrenacak.

Hajde këtu, a nuk u premtove ti shëndetësi falas?

A u rrahe gjoksin për shëndetësinë falas? Po cila është e vërteta? Shqiptarët sot paguajnë 67 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre nga xhepi i tyre. Paguajnë trefishin e italianqve, trefishin e gjermanëve, francezeve.

Paguajnë 820 milionë euro. Paguajnë katër herë më shumë se për bukën.

Kjo do të thotë se ata mbeten pa mjekim se nuk i kanë këto para, ose i shtrijnë dorën të tjerëve për lëmoshë, ose i porosisin në emigracion.

Zotimi ynë është solemn: 100 ditët e para Shqipëria vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të republikës italiane.

Të dashur miq, ne nuk jemi sot në gjendje të krahasohemi me nivelin ekonomik dhe nivelin e jetesës të Italisë, por ilaçet do i kemi njëlloj si ata. Ne jemi në gjendje të bëjmë këtë.

Kjo do të thotë qindra milionë euro do mbeten në xhepat tuaj.

Kjo do të thotë që djemtë dhe vajzat tuaja të mos kenë nevojë të blejnë ilaçet për ju.

Kjo do të thotë zgjatje jete për shqiptarët, mjekim më të mirë dhe ne do e bëjmë këtë 100 ditët e para.

Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë.

Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin.

Rroga mesatare do jetë 1250 euro dhe vrapi ynë në rritjen e rrogave dhe pensioneve ndalet vetëm kur të dalim në krye të të gjitha vendeve të rajonit,.

Asnjë vend në rajon nuk është i pasur sa Shqipëria. Asnjë.

Ne ç’do bëjmë? Ne do ua kthejmë paratë ju, do ua kthejmë pasuritë publike ju.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Statistikat/ Si paguhemi dhe kush ka orët më të gjata të punës në Europë

Story i radhës

Gruda për votimin e fshehtë: Kryesuesi njëanshëm hodhi në votim

Të fundit nga

Një haxhi nga Kosova vdes në Qabe

Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm i dhimbshëm. Në vendet e bekuar, vdiq Avdi Jusufi, një

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në
sqmken
ShkoLartë