Berisha: Zotëria me 30 milionë euro kushëri i Damian Gjiknurit, Rama mban përgjegjësi po i ndodhi gjë

1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se i moshuari që u tha se kishte 30 milionë euro pasuri nga inceneratorët, është kushëri i ish-ministrit Damian Gjiknuri.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha ky person duhet mbrojtur nga Gjiknuri, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Rama se nëse diçka u ndodh të moshuarve, ai do të përgjigjët personalisht.

“Ky zotëria që ka 30 milionë euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur.

E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t’u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht. Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mali i Zi, protestë kundër marrëveshjes së paralajmëruar me Kishën Ortodokse Serbe

Story i radhës

BDI dënon dhunën anti-europiane nga elementet pro ruse

Të fundit nga