Berisha vë në dilema trajnerin

Në kokën e Juriçit kanë nisur përsëri dilemat për zgjedhjen që duhet të bëjë për portën.

Në momentin kur dukej se Etrit Berisha hipotekoi vendin e tij mes shtyllave të Torinos, situata merr një tjetër rrjedhë.

Portieri shqiptar bëri një gafë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Xhenoas, të cilëve u dhuroi golin e fitores. Një gabim ky që tashmë ka hapur përsëri garën për vendin e titullarit në katërkëndëshin e Torinos. Diçka e konfirmuar edhe nga vetë Ivan Juriç në intervistën e dhënë pas ndeshjes.

“Milinkoviç-Saviç bëri mirë në pjesën e parë të kampionatit, pastaj gaboi dhe humbi besimin. Berisha bëri mirë në dy ndeshje, pastaj sot (dje)… Tani është gjithashtu e vështirë të gjykosh.

Tani ka një pushim dhe do të duhet të mendoj se kush do të luajë më pas në rifillimin e kampionatit”, ka thënë Ivan Juriçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrja e Punës: Përveç 1 mijë denarëve për ushqime ju japim edhe 1 mijë denarë për rrymën!

Story i radhës

Dukagjin Lipa ka një pyetje për adhuruesit e Sunny Hill-it: A jeni gati?

Të fundit nga