Berisha thirrje shqiptarëve: Lini çdo punë dhe hajdeni në kryeqytet, t’i tregojmë Evropës që…

December 5, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i bëri këtë të hënë thirrje të gjithë shqiptarëve që ditën e nesërme të jenë prezent në protestën mbarëkombëtare që pritet të mbahet në Tiranë.

Gjatë një takimi me demokratët e Degës 2 në kryeqytet, Berisha deklaroi se mijëra protestues kanë ardhur që sot në Tiranë dhe mijëra të tjerë pritet të vijnë.

Sipas tij qytetarët do të marrin pjesë masivisht në protest për t’i treguar Evropës se shqiptarët janë njerëz të lirë dhe që nuk mund të jetojnë nën një regjim që njeh kodin e mafias dhe të dhunës.

“Në të gjitha raportet shkruhet që Shqipëria është vendi më i korruptuar. Shqiptarët janë njerëzit më të vjedhur sepse rruga ndërtohet me një kosto 8 herë më të lartë  dhe shkolla ndërtohet gjithashtu me një kosto 8-herë më të lartë se në Bashkimin Evropian. Të korruptuar nuk janë njerëzit, nuk jeni ju, i korruptuar është ai që udhëton 138 herë me charter me dhomë luksoze gjumi, ai që merr instalacionin brenda kryeministrisë 4 milionë euro, që e sheh vetëm ai.

Ne kemi 1 mijë arsye të dalim nesër në shesh.

Ky armik i shqiptarëve ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën tonë. Njëherë informoi se nuk do të ketë shkollë, informoi më pas që nuk do të punojë administrata, i riktheu të gjitha se i pa se ata do të derdheshin në shesh kundër qeverisë. Unë jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve, mijëra e mijëra prej tyre kanë hyrë sot në Tiranë, por dhe të tjerë të lënë çdo gjë dhe të vijnë nesër në protest.

Të trokasin në çdo derë demokrati, bujrum mirë se të vini. Ta marrë vesh e gjithë Evropa që ne jemi njerëz të lirë dhe të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin tonë. Për t’i treguar që ky regjim nuk ka kod tjetër veçse kodin e mafias, të krimit dhe të dhunës”, tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Neymar titullar

Story i radhës

Kujdesi i duhur për thonjtë gjatë dimrit

Të fundit nga

ShkoLartë