Berisha sulmon SPAK për dosjen 500 faqe ndaj tij: Çfarë halli e shtyn mjeranin Altin Dumani të fshehë dokumentet zyrtare

September 16, 2024
min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur me akuzën e korrupsionit lidhur me çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, akuzoi sërish Prokurorinë e Posaçme Antikorupsion, me pretendimin se hetimi është bërë në mungesë të provave dhe fakteve.

Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Sali Berisha: Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen  ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve.

Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri.

Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Në këtë piramidë ata shkruajnë: Ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Kërkesat e shtetasit Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të shtetasit Sali Berisha, e konkretisht ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si ryshfet mitë, lexohen në aktet e lidhura me shtetasin Jamarbër Malltezi.

Më poshtë, këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit.

Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës.

Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet?

Ata fshehin:

1. Qeniet mjerane të denatyruara nga krimi, Dumani i pyetjes 1 milion, Kraja i policisë sekret hoxhiste, vilave dhe ndërtimeve, Melonai, ndrikulla e bandës së Elbasanit, FSHEHIN dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i partisë, konkretisht me datë 08.06.2006 dhe ky është dokumenti numër 1. Ky është vendimi i KRRT-së me firmën e Edi Ramës, të cilin skapistët e paraqesin si vendim të Sali Berishës, në të cilin në datën është ndryshuar destinacioni nga zonë sportive në zonë ndërtimi.

2. Fshehin dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.

Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT

Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip

Story i radhës

Ukraina i fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar në Kursk të Rusisë

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë