Berisha: SPAK si kapak i aferave të qeverisë, mazhoranca do përballet me popullin

min lexim

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje që kryetarët e degëve duhet të dalin dhe të bashkëbisedojnë me komunitetin, pasi është domosdoshmëri.

Berisha në takimin që bëri me drejtuesit demokratë, theksoi se SPAK është bërë kapak i aferave të kësaj qeverie dhe se ka ardhur momenti që populli nuk do presë më por do ketë përballje.

Sali Berisha: Të ulemi dhe të bashkëbisedojmë me komunitetin. Të bashkëbisedojmë me qytetarët. Kalimi ynë në komunitet është i domosdoshëm. Nuk është kjo betejë për pushtet. Kjo është betejë për drejtat e qytetarëve. Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të votojnë të lirë. Ky duhet të ikë. E ka kthyer vjedhjen në monstruozitet. Pse duhet të jenë në Kosovë çmimet 30-40% më lirë, po se kështu?

Sepse Kosova nuk i vjedh qytetarët e vetë. Taton naftën 1.1 euro për litër që nuk e bën askush në botë dhe padiskutim ka interesa të tij të padiskutueshme. Duhet të flasim me komunitetin. Sa të vijnë, tre tre, pesë pesë, shtatë shtatë, të flasim me ta. A mund të vazhdojmë kështu? Jo nuk mund të vazhdojmë më. Protesta filloj dhe nuk ndalet më. Kjo qeveri duhet të ikë. S’mund ta mbrojë më SPAK këtë qeveri , jo jo do të përballet me popullin, dhe të shpjegoni se SPAK është bërë kapaku i tyre. SPAK ka 6 muaj që është bërë publike dhe Erion Veliaj merr 80 mijë euro në ditë me bandën e tij në kërkim. Po ja jep sepse ata kanë në thes Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçin. Ata tallen me ne, por a do të lejojmë ne të tallen ata akoma me ne, jo. Këtu drejtësia po përdoret për të vënë kapak.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjilanasit gjejnë menjëherë golin ndaj Inter Turkut

Story i radhës

​Hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës, Çeku: Aset i mbrojtjes së trashëgimisë shqiptare

Të fundit nga