Berisha: Samiti pozitiv për Shqipërinë

December 1, 2022
1 minut lexim

Opozita është e vendosur të protestojë në bulevard në 6 Dhjetor pavarësihst faktit se policia nuk i ka dhënë leje. Nga Njësia 5, ku zhvilloi një takim me simpatizantë të PD-së, kreu i demokratëve Sali Berisha tha se protesta bëhet për t’i treguar miqve europianë se Rama është hajdut dhe vrasës i shpresës së shqiptarëve.

Sali Berisha: Ne jemi në shesh për të protestuar kundër armikut të betuar, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi ne dalim më datën 6 për t’i thënë liderëve të BE se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky është armik i demokracisë, armik i votës së lirë. Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama. Më 6 Dhjetor, ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar, ai nuk mund të jetë askund tjetër vetëm në protestë kundër Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Samitin e konsideron pozoitiv për Shqipërinë pasi sipas tij i jep fund ëndrrës së Rusisë për t’u shtrirë në Ballkan.

Sali Berisha: Më datën 6 Dhjetor mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e vendeve anëtare të BE dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Ky është një nder për Shqipërinë është një përzgjedhje gjeostrategjike e një rëndësiE historike, me të cilin Evropa i thotë Putinit se Shqipëria është territori ynë dhe harroni nëse keni ambicie të tjera. Edhe në këtë kontekst samiti është shumë i mirëpritur.

Qytetarët nga rrethet i ftoi që të vijnë në Tiranë që më datë 5 Dhjetor dhe kjo për t’ju shmangur bllokimeve të policisë.

Sali Berisha: Ju ftoj të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana në datën 6. Ky është tmerruar dhe ka arsye të tmerrohet, mund të bëjë edhe bllokime rrugësh. Prandaj të ftojmë, ta shndërrojmë datën 6 Dhjetor, t’u hapim dyert e shtëpive miqve tanë që janë nga rrethet që të vijnë në Tiranë.

Kreu i demokratëve, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar fondet publike në interes të qytetarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kejvina Kthella flet për sherrin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin

Story i radhës

VOA: Hakeem Jeffries, i pari udhëheqës afrikano-amerikan i demokratëve në Kongres

Të fundit nga

ShkoLartë