Berisha: Rama tallet me popullin, do të përballet me revolta të fuqishme

October 1, 2022
1 minut lexim

Vetëm pasi kryeministri Rama foli për rikthim të fashës mbi 800 KW/h në muajin nëntor, Sali Berisha e akuzoi nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për tallje me shqiptarët.

“Dje u thotë e hoqa fashon, sot thotë se fashoja është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë. Po sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet, është Edi Rama”.

Ai paralajmëroi protesta paqësore në kundërpërgjigje të vjedhjes që tha se kryeministri u bën shqiptarëve.

”Çfarë janë këto? Këto janë dëshmi se revolta, urrejtja për këtë qeveri te qytetarët po vlon, po zien”.

Me shqetësim foli jo vetëm për keqqeverisjen e Ramës, por edhe punët në shtëpinë e tij politike. Nga të vetët kërkoi mobilizim në çdo qelizë të partisë dhe ndryshimin me urgjencë të situatës. Ky është një oqean pune. Një det pune. Ku jemi ne me këtë? Absolutisht jemi larg. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro-aktivitete. Nuk fitohet. Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel hyrje, blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kur isha i uritur për seks, një kolege e re më “ҫmendi”, a t’i tregoj gruas që e kam tradhtuar vite më parë?”

Story i radhës

Rregulli 5-orësh që përdoret nga njerëzit më të suksesshëm në botë

Të fundit nga

Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban

Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, që hyri në fuqi të mërkurën në mëngjes. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është
ShkoLartë