berisha rama mashtroi hapur be ne llogariti tek prokurimet publike edhe ato prokurime te anuluara 6a031070a15c3

Berisha: Rama mashtroi hapur BE-në, llogariti tek prokurimet publike edhe ato prokurime të anuluara

May 12, 2026
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Rama u shpreh se mashtron BE-në duke deklaruar se ka prokuruar në vit 10 përqind të GDP-së dhe e shpall veten kampion. Ai e ka cilësuar kryeministrin një mashtrues të paskrupullt.

Tani një mashtrim tjetër i paskrupullt që Tirana i bën Komisionit Evropian dhe BE-së. Edi Rama dhe qeveria e tij e mashtrimit deklaron se ka prokuruar në vit 10 përqind të GDP-së dhe e shpall veten kampion.

Mashtrues i paskrupullt. Si e ka realizuar mashtrimin? Ka llogaritur prokurimet publike dhe prokurimet publike të anuluara.

Në qoftë se nga prokurimet publike të vendit zbriten prokurimet e anuluara, Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në botë të prokurimit publike, dhe jo që nuk e ka 10, por e ka gjithsej 4.9 përqind.

Histori banale kjo e një njeriu delinkuent që ose mashtron me qëllim ose është tabula rasa dhe nuk di çfarë thotë.

Siç bënin me eksportin, në një kohë kur eksportet këtu binin në pikiatë, këta llogarisnin eksporte, ri-eksportet nga Durrësi në Kosovë. Mallrat e importuara nga tregtarët e Kosovës dhe të shkarkuara në portin e Durrësit me destinacion Kosovën. Dhe këto mallra, Edi Rama i llogariste si të prodhuara në Shqipëri.

Të njëjtin mashtrim bën sot, por jo me mallrat që kalojnë në Kosovën, por e bën me tenderat e anuluar. Dhe shto ato sa herë anulohet tenderi, llogaritet prokurim i bërë.

Kjo është një papërgjegjshmëri tjetër e plotë e tij. Njeri që gënjen zyrtarisht, gënjen pafytyrësisht. Gënjen në takime zyrtare”, tha ai ndër të tjera.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gara e 7 qershorit edhe balli kombetar ne listen e ldk se 6a03101887ac4
Lajmi i mëparshëm

Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së

ministrat evropiane do te diskutojne dergimin e azilkerkuesve te refuzuar ne qendrat e vendeve te treta 6a0310c483283
Lajmi i radhës

Ministrat evropianë do të diskutojnë dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendrat e vendeve të treta

Të fundit nga

130 mijë euro apartamenti 45 m² në Shkup

Në tremujorin e parë të këtij viti, çmimi më i lartë i paguar për një apartament për metër katror ishte 177.667 denarë (130.000 euro) për një sipërfaqe totale prej 45 metrash katrorë,
ShkoLartë