Berisha: Rama e dha policinë me koncesion tek baronët e drogës, lumenjtë e drogës blejnë katet e pallateve

min lexim

Nga Shkodra ku zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët, Sali Berisha u ndal edhe tek lëvizjet në krye të policisë së shtetit.

Kryetari demokrat tha se Edi Rama po jep me koncesion edhe policinë.

“Tani policinë e dhanë me koncesion te baronët e drogës. Kushdo prej tyre merr repart police”.

Berisha komentoi edhe aksionin e fundit të qeverise kundër ndërtimeve pa leje.

Ka filluar tani betejën me katet. Njeriu që kontrollon gjithçka, në një pikë të vendimit thotë, ai që do të blejë katet shtesë, le t’i blejë. Kjo është licencë për trafikantët e drogës që të blejnë katet shtesë, pasi të ndërtohen.Trafikantët kanë katet e pallateve si shoping kryesor. Nuk blejnë apartamente ata, blejnë kate. Shqipëria ka ndërtuesin më të lartë të ndërtimit dhe ka çmimet e treta më të larta në Europë. Lumenjtë e drogës blejnë katet. Ky u hap rrugën këtyre për të blerë katet, se nuk lahen ndryshe paratë. Ky nxjerr Pasaportën e Artë dhe bën amnistinë fiskale për të pastruar paratë dhe falimentuar bizneset e ndershme në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë,” tha Berisha.

Berisha shtoi se kontratën e tij me qytetarët nuk ka forcë ta thyejë

Në politikë Sali Berisha është vetëm nga qytetarët. Kontrata ime, nuk ka forcë në botë që të thyejë këtë kontratë me shqiptarët. Nuk ka ligj që mund të dëmtojë këtë kontratë. Ajo është kontrata me Shqipërinë, me qytetarët. Nuk kam asnjë lloj impresioni. Treni nuk ndalet.  Fronti që organizoi 7 korrikun, do organizojë lëvizjen për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku. Kudo që bëhen protesta, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia e Tetovës gjen kanabis të mbjellë në tokë shtetërore

Story i radhës

KRU “Gjakova” shpall konkurse për zyrtar Financiar dhe të Thesarit

Të fundit nga