berisha prezanton programin e pd per kulturen arti i rames u vleresua si shkarravina te nje adoleshenti te droguar 67ee861756ff4

Berisha prezanton programin e PD për kulturën: Arti i Ramës u vlerësua si shkarravina të një adoleshenti të droguar

April 3, 2025
min lexim

Kreu i PD Sali Berisha po prezanton programin e PD për kulturën në një konferencë për mediat.

Sipas tij, situata e kulturës shqiptare është më keq se në çdo pushtim që mund të ketë pasur Shqipëria, ndërsa shtoi se “mafia politike në pushtet ka shkatërruar të gjithë infrastrukturën që ekzistonte dhe që ekziston në çdo kryeqytet të botës për artin dhe kulturën, duke përjashtuar këtu Teatrin e Operas dhe Baletit.

Sipas tij, rrafshimi i teatrit kombëtar ishte një akt gjenocidal.

“Sot para jush do të paraqes vizionin dhe programin e PD për kulturën.

Situata e kulturës shqiptare është më keq se në çdo pushtim që mund të ketë pasur Shqipëria.

Mafia politike në pushtet, për arsye mafioze dhe antishqiptare, ka shkatërruar të gjithë infrastrukturën që ekzistonte dhe që ekziston në çdo kryeqytet të botës për artin dhe kulturën, përveç teatrit të operës dhe baletit.

Rrafshimi i teatrit kombëtar në një akt genocidal ndaj kulturës kombëtare, i njëjti fat me kinematë, me teatrot e fëmijëve dhe institucione të tjera të kulturës, janë dëshmi e qëndrimit përçmues të narkoeksponentëve ndaj kulturës shqiptare.

Buxheti për kulturën është buxheti më qesharak.

Trashëgimia kulturore është objekt agresioni barbar të gjithanshëm nga mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria është një nga vendet më të pasura në botë në trashëgiminë kulturore. Ajo po përfundon në partneritetet mafioze dhe shkatërrimtare për këtë pasuri.

Artistët janë sot njerëzit më të braktisur, më të pambështetur.

Jeta artistike në kryeqendrat tonë është pothuaj inekzistente.

Aktivitete të përvitshme, në të cilat piktorë dhe skulptorë, njerëz të arteve pamore, paraqisnin krijimet e tyre, nuk ekzistojnë më.

Galeria e arteve u dyllos pa një aktivitet.

Në Shqipëri flitet për artin vetëm për shkarravinat e Edi Ramës, të cilat nuk panë kurrë dritë para se ai të bëhej kryeministër.

Mos harroni se në aktin e parë, pasi mori kryeministrinë, ai u paraqit në bienalen e Venecias duke shfrytëzuar postin dhe aty mori damkën nga kritikë të shquar të artit, vlerësimin si shkarravina të një adoleshenti të droguar.

Po, janë dy gazetarë të famshëm italianë që bënë këtë vlerësim për Edi Ramën.

Dhe përfaqësim më në artin kontemporan nga artistë shqiptarë nuk dëgjon sepse nuk kanë këtu asnjë lloj mbështetje, asnjë lloj mundësie, megjithëse ka midis tyre talente të mëdha, talente të vërteta”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gashi mexhiti e fetai takuan presidentin shqiptar bajram begaj 67ee80bb6f112
Story i mëparshëm

Gashi, Mexhiti e Fetai takuan presidentin shqiptar Bajram Begaj

demiri ne kemi gatishmeri per formimin e institucioneve te reja te kosoves 67ee8fb4bcfe1
Story i radhës

Demiri: Ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve të reja të Kosovës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë