berisha premton do te ofrojme mbeshtetje reale ciftet e reja kur te kene femijen e trete kredine e baneses do ua paguaje shteti 67e907e3a0546

Berisha premton: Do të ofrojmë mbështetje reale, çiftet e reja kur të kenë fëmijën e tretë, kredinë e banesës do ua paguajë shteti

March 30, 2025
1 minut lexim

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë ““Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”, është shprehur se kur PD do të vijë në pushtet, do të ofrojë mbështetje reale për ta.

Berisha tha se çiftet e reja, kur të kenë fëmijën e tretë, nuk do të paguajnë kredinë e banesës, pasi sipas tij, ajo do të shlyhet nga shteti.

Gjithashtu ai tha se çdokush që kthehet nga emigrimi për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vjet.

Ai hodhi akuza edhe ndaj qeverisë, duke thënë se po i kopjon programin.

Berisha: Ne do të ofrojmë kredi të buta për banesat, e di që çmimet sot janë shumë të larta dhe duket sikur apartamentet janë të ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, një mbështetje për fëmijën e tretë. Kur të kenë fëmijën e tretë, çiftet nuk do të kenë pse të paguajnë kredi. Kredia do të paguhet nga shteti.

Çdo i ri, çdo emigrant, do të trajtohet pa dallim, kushdo që do të vijë të investojnë Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vjet.

Kundërshtarët tanë po kopjojnë programin tonë. Megjithëse ata janë plot gënjeshtra dhe korrupsion, sepse në këtë mënyrë e trajtojnë programin. Kanë 12 vjet në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë veçse kanë larguar njerëzit.

Edi Rama është një arrogant i lindur, e ka në gjak. Është problematik. Por ai i di se të rinjtë e urrejnë dhe nuk e pranojnë arrogancën. Kështu ai i urren ata, do që të largohen nga vendi. Të rinjtë sot duhet të votojnë për ta lënë Edi Ramën në të kaluarën.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bilall kasami mesazh urimi per festen e fiter bajramit 67e90282695b7
Story i mëparshëm

Bilall Kasami mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit

paga kalimtare kerkohet te reduktohen privilegjet per deputetet 67e911750aa63
Story i radhës

​Paga kalimtare, kërkohet të reduktohen privilegjet për deputetët

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë