Berisha për Qeverinë: Sa herë i shihni duke drejtuar gishtin për një çështje, hulumtoni se do i gjeni duke vjedhur

July 28, 2023
1 minut lexim

Seanca e fundit plenare e thirrur për të premten (sot), nuk është mbajtur në mungesë të deputetëve,

Me ç’rast, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një prononcim të shkurtër para medieve, tha se rasti i ministres, Rozeta Hajdari, “e cila ka paguar vajin e rezervave shtetërore, e që nuk kanë ardhur kurrë në Kosovë”, tregon vetëm mendësinë e Qeverisë Kurti.

Madje, Berisha e akuzoi Qeverinë Kurti për vjedhje në rezervën shtetërore.

“Rasti i vajit tregon mendësinë e kësaj qeverie. Kjo qeveri, në momentin kur flasin me Lisën Serbe, e drejtojnë gishtin nga të tjerët dhe thonë “këta kanë folur ose këta janë takuar mes vete”. Në momentin kur e zgjasin gishtin për rezervën shtetërore, i bie që këta vetë janë duke vjedhur rezervën shtetërore. Kjo është hajni e pastër. Tani, sa herë i shihni duke e drejtuar gishtin për një çështje të caktuar, hulumtoni se do i gjeni duke vjedhur pikërisht për atë punë”, u deklarua Berisha para medieve.

Të enjten u publikua një përgjim tjetër nga Gazeta Nacionale, e ku e përfshirë ishte ministrja, Rozeta Hajdari, nën dyshim të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, përkatësisht në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit, për të cilat thuhet se është dëmtuar buxheti i shtetit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushqimet Më Të Mira Për Trurin Që Ju Ndihmojnë Me Përqendrimin

Story i radhës

Bien eksportet drejt Gjermanisë, importet rritje me 5.6 miliardë lekë

Të fundit nga

ShkoLartë