Berisha për median italiane: Asnjë luftë nuk e ka shkatërruar vendin më shumë se Rama

February 18, 2023
min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për median italiane “Libero”, ku është shprehur i lumtur për fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë në vendin fqinj.

Berisha gjithashtu është shprehur i lumtur për angazhimin e Italisë në ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë, për vendosjen e paqes së përhershme mes dy vendeve.

Gjithashtu Berisha ka folur edhe për prirjet e qeverisë së Shqipërisë, e cila sipas tij shikon më shumë nga Turqia, sesa nga Bashkimi Europian.

Berisha ka treguar gjithashtu një sërë problematikash prej të cilave vuan vendi ynë, ku njëra prej të cilave sipas tij është emigrimi masiv i shqiptarëve.

Artikulli i Libero:

“Për fat të keq në Tiranë ka një qeveri e cila sheh më shumë nga Turqia, sesa për nga Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me Ankaranë”, është shprehur Berisha.

“Gatishmërinë e Italisë për të dërguar një korrespondent të veçantë në Ballkan që të ndërmjetësojë marrëdhënien midis Kosovës dhe Serbisë, e mbështeta me dashamirësi. Unë mendoj që Italia ka të drejtë që të interesohet më nga afër për çështjet e Ballkanit, edhe pse kur krijohen probleme nga kjo anë e Adriatikut, është pikërisht Italia e para ajo e cila paguan pasojat për sa i përket emigrantëve. Njësoj si edhe me Libinë. Por, fatkeqësisht në Tiranë ka një qeveri e cila sheh më shumë drejt Serbisë dhe Turqisë, sesa nga Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me Ankaranë. Madje një muaj më parë si deklaroi se roli i Turqisë në Ballkan nuk është vetëm i rëndësishëm, por është deciziv. Në këtë mënyrë ai e vendosi veten në pozicionin e një vasali”, tha Berisha.

78-vjeçari Sali Berisha i cili ka qenë ish-president i Republikës së Shqipërisë nga viti 1992 e deri në vitin 1997, e më pas kryeministër nga viti 2005 e deri në vitin 2013, është rikthyer sërish në krye të Partisë Demokratike, e cila është partia më e madhe e qendrës së djathtë, kundërshtare me partinë e kryeministrit Edi Rama.

Berisha, prej kohësh i perfshirë midis përplasjeve të shumta politike të vendit, ashtu si edhe brenda partisë së vet, tregon për Libero në mënyrë shumë të detajuar, flet në mënyrë të detajuar edhe për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Kujtojmë se që nga viti 2021 Berisha është konsideruar “Non Grata” nga SHBA. Vendim të cilin e mori vitin e shkuar edhe nga Britania e madhe. Arsyet e këtij vendimi për të dyja vendet është korrupsioni, ku sipas tyre është përfshirë edhe Berisha.

“Diçka mbi të cilën askush nuk ka arritur të nxjerrë asnjë provë”, sipas Berishës.

“Bazohen mbi akuza të bëra nga gazeta që kanë qëndrime të ndryshme nga të miat. Une kam bërë me dije në më shumë sesa një rast që jam më shumë sesa i disponueshëm të dal përpara gjykatave më të larta ndërkombëtare dhe të tërhiqem në momentin që arrihen të prodhohen prova që në fakt nuk ekzistojnë”, ka shtuar Berisha.

Berisha thotë se pas “Non Gratës” ndaj tij qëndron një plan i brendshëm dhe i jashtëm ndaj Shqipërisë, në të cilim  janë të perfshirë kryeministri Edi Rama, ish-lideri i Partisë demokratike Lulzim Basha, i rrëzuar nga Kuvendi i PD-së, madje edhe një ish-agjent i FBI, për të cilin po flitet shumë javët e fundit në shtypin shqiptar.

“Basha më ka thënë që ky agjent ka marrë shuma parash nga qytetarë shqiptarë në SHBA. Por unë besoj që në të vërtetë paratë vijnë nga Rusia”, tha Berisha.

“Edhe për këtë ka hetime në vijim nga prokuroria shqiptare dhe një fashikull për Bashën, që Kryeministri Rama ka bërë të mundur që mos të përfundojë në duart e Gjykatës së Lartë për të siguruar fuqinë e pushtetit të tij”, tregon lideri demokratik. Në mes ka patur tentativa, të kryera pikërisht nga ish-lideri i PD, Basha, për ta përjashtuar Berishën nga grupet parlamentare (dhe ndoshta nga i njëjti parlament.) Deri në momentin që verën e shkuar, Sali Berisha rimori partinë me shumicë votash. Një përleshje e cila solli përplasje të forta mes dy grupeve në PD dhe që mesa duket nuk ka ndërmend të përfundojë.

Berisha ka folur edhe për emigrimin masiv të shqiptarëve, sipas të cilit vetëm në 8 vitet e fundit është larguar mbi 31 % e popullsisë nga vendi.

Gjithashtu ka dhënë edhe vlerësimet më të mira adresuar kryeministres italiane Giorgia Meloni, koalicionit të saj dhe veprimtarisë së saj në qeveri.

“E cilësova fitoren e qendrës së djathtë në Itali si një ngjarje të madhe për kombin tuaj dhe për Europën. Në fund të fundit, edhe nëse partia ime ndodhet në situatën që sapo ju thashë, ne jemi të vendosur fort në Partinë Popullore Europiane. Qendrën e djathtë ne e konsiderojmë si një aleat shumë të ngushtë dhe marrëdhëniet me Forza Italia, Fratelli d’Italia dhe Lega, kanë qenë gjithmonë miqësore. Ajo çfarë duhet të bëjmë tani në Shqipëri është që t’i risjellim popullit votën e lirë dhe mposhtjen e krimit të organizuar i cili gjendet mbi trafikun e drogës. Vitet e fundit, mendohet se importi i lëndëve narkotike nga Kolumbia është rritur mbi 60 herë më shumë. Porti i Durrësit u bë një port i lirë për kokainën në të cilin është përfshirë i gjithë sistemi shqiptar.

Prandaj, ajo që sot nevojitet më shumë se çdo gjë tjetër është forcimi i shtetit ligjor. Mposhtja e korrupsionit është një rëndësi jetike për të ardhmen europiane të vendit tonë. Nëse vazhdojmë kështu, Shqipëria do të shkatërrohet çdo muaj e më shumë.  Më shumë se 31% e popullsisë ka emigruar drejt vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Mes këtyre, më shumë se gjysmë milionë emigrantë janë të rinj nën 22 vjeç. Nuk ka patur luftë që ka shkatërruar vendin më shumë se Edi Rama. Kështu, Shqipëria po humbet të ardhmen e saj. Ajo që po ndodh është një spastrim i heshtur etnik i vendit tim”, përfundon lideri historik i PD-së, i cili nuk ka ndërmend të heqë dorë nga “lufta”, ku sipas tij, “tashmë po bëhet çështje që ka në qendrën e saj sovranitetin e vetë popullit shqiptar.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas tërmeteve, Danimarka bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes BE-së dhe Türkiye-s

Story i radhës

Ministri i jashtëm austriak takohet me Gërvallen, flasin për dialogun Kosovë-Serbi – po sigurohet për këtë gjë!

Të fundit nga

ShkoLartë