Berisha: Opozita është në këmbë! Kundërshtari ynë ka përmbysur të gjitha marrëveshjet, kalon nga skandali në skandal

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile se 7 Korriku ishte vetëm një stacion.

Ai u shpreh se opozita sot është në këmbë dhe tashmë duhet menduar për stacionet e tjera. “Një stacion e kemi kapur me datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë.

Kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet. Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta. E gjykova të mos kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme”, tha Berisha.

Ai tha se demokratët kanë përballë një kundërshtar që në 8 vite nuk ka respektuar asnjë marrëveshje dhe ato janë përmbysur menjëherë pas firmosjes.

“Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë.

Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj”, deklaroi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja perandoria e multimilionere e Lewandowskit

Story i radhës

Nis ndërtimi i rrugës në Zllatar, Rama shikon nga afër punimet

Të fundit nga