berisha nuk paraqitet ne spak prokuroret i japin leje per udhetimin ne strasburg 67f393f5b92db

Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin në Strasburg

April 7, 2025
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ku është i detyruar të shkojë periodikisht në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”. Shkak për mungesën e tij është një udhëtim zyrtar në Strasburg, për të cilin ai ka marrë miratimin paraprak nga prokurorët e çështjes.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, Berisha kishte paraqitur më herët një kërkesë për shtyrjen e paraqitjes së datës 7 prill, duke argumentuar se do të ndodhej në Strasburg për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Prokuroria e Posaçme ka miratuar kërkesën, ashtu si edhe në raste të mëparshme, ku Berisha ka qenë i angazhuar në aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe një vizitë zyrtare në Gjermani.

Ish-kryeministri është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku SPAK e akuzon për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

siljanovska davkova vendi im ne boten gjithnje e me te fragmentuar mbetet fuqishem i perkushtuar ne multilateralizmin efektiv me kb ne ne qendren e vet 67f38e7116290
Story i mëparshëm

Siljanovska-Davkova: Vendi im, në botën gjithnjë e më të fragmentuar, mbetet fuqishëm i përkushtuar në multilateralizmin efektiv, me KB-në në qendrën e vet

vdes zyrtarja e policise se kosoves 67f39d966c202
Story i radhës

Vdes zyrtarja e Policisë së Kosovës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë