Berisha: Një pensioniste shembi propagandën mashtruese të Edi Ramës me të moshuarit, i ka katandisur në qeniet…

November 2, 2024
min lexim

Kryetari i PD, Sali Berisha foli rreth ngjarjes në emisionin televiziv ku një pensioniste, në një përballje publike me Edi Ramën, hodhi poshtë atë që ai e quan “propagandën mashtruese” të qeverisë lidhur me kushtet e pensionistëve në Shqipëri.

Berisha e pa këtë si një moment simbolik, ku një grua e zakonshme, e krahasuar me Davidin biblik, shkatërroi imazhin që Rama përpiqet të krijojë për qeverinë e tij dhe e ekspozoi atë si të pashpirt dhe të papërgjegjshëm ndaj pensionistëve, ku ky i fundit i sheh si “qeniet më mjerane në planet.”

Fjalimi i Berishës:

“Të dashur miq, që nga fillimi i rrugëtimit tonë 3 vite më parë, unë çdo ditë kam besuar i palëkundur në fitoren tonë. Në asnjë çast, sado vështirësi që kemi kaluar, sado sulme që na u bënë, kurrë nuk jam lëkundur, nuk kam humbur besimin në fitoren tonë. Sepse ne kemi një kauzë të drejtë, ne luftojmë për demokracinë. Ne luftojmë për dinjitetin. Ne luftojmë për votën e lirë. Ne luftojmë për kombin shqiptar dhe intersat më jetike, që për hir të së vërtetës, Zoti e ka mbrojtur në shekuj e shekuj. Por mbi të gjithë, ne jemi shpresa e fundit që u ka mbetur shqiptarëve.

Por ndonëse unë kam besuar gjithmonë në fitore, do ndaj me ju një histori sonte, e cila më konfirmoi edhe një herë se fitorja jonë në 2025 është e padiskutueshme. Të dashur miq, ditën e enjte ne u bëmë dëshmitarë të një dueli në të cilin një nënë, një motër, një gjyshe, një grua në rolin e Davidit e dërrmoi, e sfazoi, e turpëroi Golian në studion e televizionit Klan. Ajo ia plasi në surrat Edi Ramës, të vërtetën se si sot jetonte ajo dhe 700 mijë pensionistë në Shqipëri. Me pak fjalë, ajo i shembi propagandën mashtruese të Edi Ramës të viteve e viteve, por edhe të një muaji rresht që kalon nga një takim në një tjetër për të mashtruar pensionistët që i ka katandisur në qeniet më mjeranë të planetit tonë. Në një takim, ky mashtrues i pashpirt u nxjerr biznesmenët përpara se këta po kryejnë krime kundër njerëzimit, se po fshehin të ardhurat për pensionistët.

Në takimin tjetër u thotë se fajin e ka Saliun. Kurse ajo nënë, ajo motër, ajo guximtare i tregoi Edi Ramës, ia përplasi në fytyrë dhe i tha: turp nuk ke, fytyrë nuk ke, i pacipë je, me na mashtrue, nuk na mashtron dot. Ajo me logjikë të kristaltë rrëzoi të gjitha tabelat e mashtruesit ordiner, i cili i lë 700 mijë shqiptarë të numërojnë kafshatat, i lë pa ilaçe dhe u servir nga një sallë në tjetër mashtrimet. Njëherë u thotë se fajin e kanë biznesmenët, por harron mashtruesi se ka shpallur një buxhet 8 miliardë euro, në të cilën ai nuk ka asnjë qindarkë, por të gjitha janë para që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Herën tjetër u thotë fajin e ka Saliu, paçka se në atë periudhë pensioni minimal nga 36 dollarë u rrit në 82 dollarë. Paçka se pensioni mesatar nga 96 euro u rrit në 146 mijë lekë. Kurse në 11 vite, pensionet sot jo që nuk u indeksuan, jo që nuk u rritën, por në fuqi blerëse janë 40 përqind më të ulëta se sa ishin 11 vite më parë,” tha Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Objekti i Komunës së Strumicës në ngjyrat e flamurit serb

Story i radhës

Visar Azemi fton qytetarët t’i bashkohen LDK-së dhe programit “Rruga e Re”

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë