Berisha nga Velipoja: Uroj që asnjë të mos ketë fatin e Bravës, Rama i ka dhënë logon me policë

February 27, 2022
min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Velipoja se kreu i PD Lulzim Basha është një humbës përsëritës që duhet ndëshkuar me votë në zgjedhjet e 6 marsit.

Me Lulzim Bashën u mor jo pak edhe në Dajç, të cilin e akuzoi si të përfshirë në afera me Kryeministrin Rama. Berisha ftoi demokratët që në votimet e së dielës ta ndëshkojnë atë me vote, duke mbështetur vetëm kandidatin Bardh Spahia.

Fjala e plotë e Berishës:

Të nderuar drejtues të PD dhe Njësisë Administrative të Velipojës, i dashur kryetar i ardhshëm i bashkisë së Shkodrës, përfaqësuesi i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Bardh Spahia, kam nder dhe kënaqësi të madhe që jam sot te ju për të paraqitur kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për qytetar të parë të Velipojës dhe Shkodrës, njërin nga bijtë e shquar të Shkodrës, një humanist të vërtetë, mjek të përkushtuar, pasardhës i një babe që i bënte nder me qëndresën e tij, fisnikërinë e shpirtit, të gjithë atyre që e kanë njohur dhe kanë patur fatin të kenë miqësi me të, i bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe çdo njeriu që konsideron nderin dhe dinjitetin e tij të pandarë nga qenia e tij, Ali Spahisë.
Unë vij sot tek ju për të kërkuar mbështetjen tuaj, votën tuaj dhe për t’u garantuar ju se Bardh Spahia këtë besim, këtë votë do t’ua kthejë me shërbime si një shërbëtor i përkushtuar i juaji, fëmijëve tuaj, banorëve dhe qytetarëve të Shkodrës, do të bëjë gjithçka që së bashku me ju të ndryshojë për mirë jetën, kushtet tuaja dhe të mbarë qytetarëve të Shkodrës.

Shkodra është një vend të themi, një rreth, një qytet shumë i rrallë për pasuritë e saj të jashtëzakonshme. Ka vende që kanë det, por ato nuk kanë Alpe, ka të tjera që kanë Alpe, por nuk kanë brigjet e Shkodrës, nuk kanë Velipojë. Këtu janë bashkuar mrekullitë më të mëdha natyrore, trashëgimnia më e pasur historike dhe kulturore, por mbi të gjitha njerëzit më të virtytshëm, më punëtorë, më atdhetarë. Të gjitha këto e bëjnë punën për ata që duan vendin, për ata që duan njeriun, pasionante, e bëjnë frymëzuese, të shtojnë energjitë për të punuar më shumë. Ju zoti ish-kryetar përmendët disa investime, përmendët me të drejtë disa qëndrime të qeverisë së PD si për ringritjen e infrastrukturës dhe në rastin e fatkeqësive. Dua t’ju them një gjë, qeveritë dallohen nga ajo se çfarë vënë ato në epiqendër. Nëse ato në epiqendër vënë njeriun, qytetarin, problematikën e tij, ato punojnë, ato frymëzohen, përpiqen dhe ia dalin të ndryshojnë për mirë jetën e qytetarëve. Në 8 vite qeverisje PD me një borxh përveç të ardhurave që mblidhte, 62%, ia doli në qarkun e Shkodrës të ndërtojë dhe rindërtojë 920 km rrugë kombëtare, rurale, dytësore, tretësore. Por pse? Sepse ishte një qëllim madhor të lehtësonim jetën e qytetarëve, të fitojmë kohën në lëvizjen e tyre. Investime të tilla u në në shkolla kudo. Ne ndoqëm një parim, pikërisht se kishim në epiqendër qytetarin, aty ku jetojnë në fshat shqiptarët duhet të kenë atë infrastrukturë që kanë shqiptarët në lagjet e qyteteve, duhet të kenë shkollën, rrugën, ujësjellësin, kanalizimet, qendrën shëndetësore.

Dhe në fakt punuam shumë për këtë projekt. Në Shqipërinë rurale ne kemi investuar në 8 vite 3.2 miliardë euro. Nuk ëështë se arritëm ta bëjmë të plotë projektin por gjithçka bëmë e bëmë që të ndryshojmë jetën e qytetarëve. Por çfarë ndodhi në këto 8 vite? Koha ndaloi. Ju nuk dëgjoni të përmendë termin fshatar, apo fermer, Edi Ramën. Jo! Nuk ekzistojnë, ai ka koncept përçmues, racist. Ju them unë se po të mos kishte këtë ai e kupton që nuk ka Shqipëri të zhvilluar pa fshat tëzhvilluar. Nuk ka Shqipëri të zhvilluar pa zhvilluar Shqipërinë rurale. Ti mund të shtrosh dhe heqësh rrasa sa të duash në qendër të qyteteve, por t’i do të japësh infrastrukturë dinjitoze kudo që jetojnë qytetarët. Dhe ai këtë nuk e bëri. Qeveritë dallohen nga çfarë qëndrimi mbajnë ato ndaj qytetarit, kujdesen për vete apo për qytetarin.

Të dashur miq, në vitin 1992 në këtë vend, të ardhurat për frymë ishin 204 dollarë në vit, ishin më të ulëtat në botë pas Ugandës dhe Angolës. Unë kryetari i shtetit të asaj kohe, këta të rinjtë do të qeshin, kisha një rrogë prej 16 dollarë në muaj. Kjo ishte Shqipëria që ne morëm kur erdhëm në pushtet. Me punë, me mundim ne ia dolëm në vitin 2008 të ngrihemi nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Por ia dolëm edhe më shumë. Nga qytetarët me rrogat më të ulëta në rajon, u bëmë qytetarët me rrogë mesatare dhe pension më të lartë në rajon, më të lartë se Serbia, Bullgaria, Rumania dhe me radhë.
Kjo sigurisht nuk ishte e thjeshtë por kjo u arrit sepse bindja ime e plotëështë investimi më i mirë, është investimi te qytetari dhe kjo solli shpresë, solli vlerësim. Kishte një vlerësim për qytetarët, kishte shpresë për ta, solli shpresë për të rinjtë. Filloi të rritej numri i popullatës në Shqipëri nga viti 2007-2014. Shqipëria po bëhej shpresëplotë, por Shqipërisë kjo i duhej, i duhet shpresa se po të jetë puna për pasuri i ka më të mëdha se çdo vend tjetër. Nuk ka vend me pasuri përrallore sa ky vend. Nuk ka rreth me pasuritë që ka Shkodra nga brigjet e Velipojës në majat e Shalës. Nuk ka! Mirëpo, çfarë ndodhi, ndodhi një njeri i cili pasion tëçmendur kryesor ka të vrasë shpresën te shqiptarët. I cili sa erdhi në pushtet filloi të dalë në ekrane me hekura sikur të ishte gardian burgu. E bënte këtë me instinktin atëror sepse ai e dinte që frika është mekanizmi kryesor për të mposhtur njerëzit.

Arrestoi në një vit për fatura korrenti dhe uji 38 mijë shqiptarë, asnjë diktaturë nuk e bën atë, nuk arrestohet për çështje civile tjetri. I arrestoi me kënaqësinë më të madhe, krijoi klimën që të rinjtë të ikin sa më shumë nga Shqipëria. 4 vitet e fundit janë larguar nga vendi 530 mijë shqiptarë. Kjo është vepra e tij e zezë. Çubrilloviçi do t’i jepte medalje të artë për veprën e tij antishqiptare. Ju në fjalën tuaj zoti ish-kryetar theksuat anëtarësimin në NATO, po, është një arritje historike e jashtëzakonshme në fushën e sigurisë dhe këto ditë që një dikator gjakatar ndezi flakët e luftës në zemër të Europës kjo bëhet edhe më e qartë edhe më evidente. Besoj se ju kujtohet ju se si ditën që po ktheshim nga Bukureshti si anëtarë të NATO-s, ai organizonte miting të madh proteste në Tiranë me portretet e Enver Hoxhës. Ajo që sot është ministre e Jashtme u bë e famshme kur deklaroi se “NATO është si nata”.

Por pse u ndala këtu? U ndala në këtë moment jo shumë për t’u marrë me atë, por për të theksuar se sa fisnike dhe atdhetare ishin idealet tuaja, mbështetja juaj për PD në realizimin e projekteve të saj. Ndaj dhe ju garantoj se mbështetja juaj për Bardh Spahinë do të jetë një mbështetje për njeriun i cili do të ketë qytetarin të parin, do të ketë ju, hallet dhe interesat tuaja. Është sot evidente se Shqipëria rurale, fermerët shqiptarë janë të përjashtuarit e kësaj qeverie. Çmimet e inputeve bujqësore katërfishohen, nafta rritet dhe ka njëçmim të barabartë me Zvicrën dhe Suedinë. Kreu i qeverisë sikur të ishte zëdhënës i kompanive të naftës del çdo muaj dhe do të thotë se do të rritet çmimi i naftës. S’ka kryeministër në botë qëe thotë këtë. Pse do të rritet çmimi i naftës? Nafta ka një treg ndërkombëtar. Në tregun ndërkombëtar në vitin 2008, për disa arsye, ishte 150 dollarë fuçia. Dhe megjithatë nafta nuk arriti kurrë këto nivele që ka arritur tani. Për herë të parë që nga ajo kohë, nafta ka kaluar 100 dollarë dhe zbriti sërish nën 100 dollarë. Si shpjegohet gjithë ky çmim stratosferik? Shpjegohet sepse ka vendosur taksat më të larta mbi ju. Nuk pësojnë asgjë nga ato taksa tregtarët e naftës, jo, absolutisht, që të gjitha i paguani ju nëçmimin e naftës. E thotë pastaj se bujku nuk paguan naftë se e subvencionojmë, po, paratë e buxhetit dalin mpër subvencione, por vidhen që të gjitha nga qeveritarët socialistë.
Të dashur miq,

krahas kësaj kandidates së Edi Ramës e cila në Shkodër nuk meriton asnjë votë, jo personalisht ajo vetë, por për faktin se përfaqëson një armik të betuar të Shkodrës, që e ka trajtuar Shkodrën me një diskriminim se çdo pushtues në historinë e vendit. Po të shohësh investimet që ai ka bërë në Shkodër dhe veri janë qesharake, është turp, ndërkohë që taksat dhe të ardhurat që mblidhen nga prodhimet në tërësi në veri, në diga dhe kudo janë një kontribut palcor në të ardhurat e vendit. Shpërndarja është pastaj sipas mendjes së tij me një racizëm të papërmbajtur. Por përveç kësaj kandidateje kemi edhe një problem tjetër. Kemi problemin e kandidatit të Lulzim Bravës. Çfarë përfaqëson? Nuk dua të ndalem gjatë se disa gjëra janë bërë të qarta si drita e diellit. Së pari, ai është një humbës i lindur. Edhe bashkinë e Tiranës donte ta dorëzonte. Nuk e dorëzoi Sali Berisha se donte të numëronte çdo votë, jo për t’ia marrë kujt. Ai fitore vetëm me dylbi mund të shohë, por fitore jo. Pse? Kjo ka një arsye. Sepse është i dobët dhe lider të dobët nuk do njeri. Kaq e gjithë puna. Nuk po ndalem te këto që kanë dalë më vonë. Po ndalem vetëm në një fakt. Në datën 25 prill u bë sondazhi në darkë dhe doli se votuesit tanë kishin votuar për kryetarin vetëm 19%, 81% nuk kishin votuar për kryetarin, por për Partinë Demokratike, për arritjet e saj, për besimin tek ajo, për idealet e tyre. Atëherë a vyen gjë ky? Nuk vyen gjë fare. Populli e ka një fjalë të mirë, është arrë me vrimë, as nuk hahet dhe as nuk mbin. Iku ajo punë. Më thoni si mund të votojë kush për të?

Lutja ime për ju është kjo, do të takoni secilin që ju njihni në Velipojë, në Shkodër, kudo dhe qëështë i lëkundur, apo i mashtruar, t’i thoni se s’mund të votohet për Lul Bravën sepse çdo votë për kandidatin e tretë, që është kandidati i tij, dhe që Edi Rama i ka dhënë logon me policë dhe gjykatës vetëm për të mashtruar demokratët. Ndaj dhe të bashkohemi këto 5 ditë që na kanë mbetur, të jemi të gjithë së bashku. I duam edhe ata, se ata janë demokratë, ata kanë qenë opozitarë. Shtrojmë një pyetje, a jeni ju për opozitë të vërtetë apo s’jeni? Atëherë si mund të votohet për kandidatin e Lulzim Bravës që vetëm për opozitë të vërtetë nuk është? Ndaj dhe të bëjmë gjithçka që të bashkohemi në këtë betejë. Uroj që asnjë njeri të mos ketë fatin e Bravës. Të bashkohet me ne. Çdo demokratë është mirëpritur.
Së fundi, thirrja ime për çdo banor të Velipojës, të Shkodër, çdo qytetar shqiptar kudo që ndodhet në Shqipëri, në emigracion, kudo që janë, të mobilizohemi me të gjitha forcat, t’i japim një mbështje të madhe kandidatëve tanë në këto 6 bashki, sepse këta janë kandidatët e revolucionit paqësor që riktheu në Shqipëri opozitën e vërtetë dhe kjo betejëështë betejë për pluralizimin e vërtetë, është betejë për lirinë e shqiptarëve, është betejë për dinjitetin e tyre, është një betejë pra shumë herë më e madhe më jetike se sa zgjedhjet lokale në 6 bashki.

Të gjithë ne duam të shohim Shqipërinë ndryshe, për të parë Shqipërinë ndryshe ne duhet të mbjellim shpresë, shpresa mbillet me votën tonë në datën 6 mars. Le të firmosim ndryshimin dhe ta shndërrojmë shpresën në armën tonë mëtë fuqishme për të bindur të rinjtë të marrin në dorë këtë revolucion. Të përmbysim regjimin e Edi Ramën, regjim antishqiptar, regjim i cili po boshatis, po shkreton vendin. Të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme, të fitojë Partia Demokratike e vërtetë, të fitojnë qytetarët shqiptarë. Me këtë thirrje, unë do ta mbyll fjalën time, rrofshi ju të gjithë banorët e Velipojës, rroftë Velipoja, Shkodra, Shqipëria!

/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ferizaj, policia dënon shkelësit e orës policore

Story i radhës

Barcelona në formë, gjunjëzon edhe Athletic Bilbaon 

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë