berisha nga 2014 deri sot jane trajtuar gjithsej 800 dosje ka nje vullnet per te mos zgjidhur problemin e pronave 67db13faba99e

Berisha: Nga 2014 deri sot, janë trajtuar gjithsej 800 dosje! Ka një vullnet për të mos zgjidhur problemin e pronave

March 19, 2025
1 minut lexim

Berisha: PD, duke miratuar ligje që nuk i dhanë përgjigjen e drejtë rikthimin e drejtë të tokës te pronarët, ajo bëri hapa gjigante, sa asnjë forcë tjetër politike në Europën ish-komuniste me banesat. Ajo bëri pronarë shqiptarët të banesave ku kishin jetuar të 224 mijë apartamenteve të ndërtuara në 50 vite.

Në një mënyrë, ose një tjetër krijoi fermat e vogla në fshat, por prap ajo hodhi hapa të drejta për kompensimin fizik të pronës dhe filloi ta aplikojë në bashkëpunim me pronarët atë skemë. Në vitet 2005-2013, nuk u korrigjuan të gjitha ligjet, por shumë nga kufizimet u hoqën. Dhe ajo ç’ka mund të them unë, Agjencia e Kthimit dhe e Konpensimit të Pronave ktheu faktikisht 106 mijë hektarë tokë, nga të cilat mbi 14 mijë truall, të tjera tokë bujqësore, kullota.

Kjo agjenci, me një punë efikase arriti të rikthejë qindra e qindra objekte, dhe të dëmshpërblejë financiarisht ish-pronarët me 37 milionë euro. Agjencia, përveç këtyre, përzgjodhi 71 mijë hektarë tokë publike për të kompneuar pronarët.

Pra, krijoi një fond vërtet të fuqishëm për kompensimin e pronarëve për tokat që nuk i kishin më. Nga viti 2014 gjer sot janë kthyer gjithësej, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje. Është bërë gjithçka që kthimi dhe kompensimi i pronave të pengohet në shkallën më maksimale. Nga 26 mijë dosje, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje. Jo vetëm kaq. Pra, dëshmia e një vullneti për të mos zgjidhur problemin e pronave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne tete vende eshte ndaluar perdorimi i droneve 67db0ea0cb0d7
Story i mëparshëm

Në tetë vende është ndaluar përdorimi i dronëve

rasti i grabitjes nga serbet ish agjenti i shik ut tregon nese fshihet dicka me e madhe 67db1d9b8200b
Story i radhës

Rasti i grabitjes nga serbët: Ish-agjenti i SHIK-ut tregon nëse fshihet diçka më e madhe!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë