Avokati, Genc Gjokutaj ka deklaruar se ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha nuk ka më asnjë lloja mase sigurie, duke përjashtuar dhe detyrimin për paraqitje. Gjokutaj në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv u shpreh se pas marrjes së vendimit nga ana GJKKO të mërkurën e 27 nëntorit për të hequr çdo masë shtrënguese për Berishën, ka rënë dhe çështja në fjalë.
Gjokutaj tha se ky vendim pritej prej 11 muajsh. Ai shtoi se kishte një shpresë, sepse nuk ishte gjyqtarja Irena Gjoka. Gjokutaj shtoi se gjyqtarja e çështjes kishte një muaj e gjysëm që kishte dosjen.
“Kemi 11 muaj që e presim këtë vendim. Jemi lodhur shumë me irenën me 5 mbiemra, sepse ajo sduhet tag kish marrë fare atë vendim. Vetëm shkurt po ju them, se kemi pritur 11 muaj këtë revokim, sot berisha ska asnjë masë sigurimi, as detyrim paraqitje. Pra është nën hetim, por dje gjykata hoqi të gjitha masat e sigurimit. Unë e kuptoj sot morëm vetëm diapozitivin e këtij mendimi. Ju na keni parë, ne në çdo seancë e kemi pritur këtë vendim. Ju i keni parë daljet që kemi bërë pas seancave të shokuar të habitur sepse jemi përballur me vendime absurde, pa fakt pa provë, pa rrethana, pa kushte pa kritere, pa rrezik ikje, pa intimidim dëshmitarësh, pa rrezik për provat, që janë kushtet dhe kriteret që kërkon ligji. Për më tepër deputet i kuvendit, me mandat të ligjshëm por i ndaluar për të vajtur në kuvend dhe lideri i opozitës. Gjykata Evropianë për të drejtat e njeriut ka një proçedurë të konsoliduar për raste të tilla, nuk aplikohet kurrë arresti në burg.
Unë pata një shpresë, sepse e para nuk ishte Irena e gjoka. Jo se këtë gjyqtare e njoh, hera e parë që e shihja, por kjo ishte një gjyqtare që ka një muaj e gjysëm që ka dosjen. Pra nuk është një kërkesë sapo i vajti dosja dhe të gjykojë në mënyrë sipërfaqësore. Dhe ajo e ka lexuar të gjithë dosjen e ka parë, dhe sigurisht heqja e masës së arrestit pavarësisht se nga prokurori nuk ka kërkesë për një masë tjetër, ajo është rrëzuar se nuk ka asnjë kusht dhe asnjë kriter për tu mbajtur në këmbë. Çështja ka rënë, sepse nuk mundet të hiqet masa e sigurimit. E para dhe dyta u provua tashmë, që për zotin Berisha masa ka qenë absurde dhe ishte absurde deri dje. Po ju them diçka me përgjegjësi morale dhe ligjore. Kjo gjyqtare sot nuk do e revokonte masën nëse do kishte çerekun e çerekut te provës”, tha Gjokutaj.
Burimi: botasot.info