Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi kundër rriqrave.

Berisha deklaroi se procesi ende s’ka filluar dhe pritët të filloj gjatë muajit maj.

Ai ka bërë të ditur edhe masat që kanë marr.

“Masat i kemi ndërmarr janë hapur procedurat në prokurorim për me përzgjedh operatorin për dezisenktimit, stafi në QKMF është i mobilizuar mbahet evidencë për çdo ditë gjithçka është nën kontroll. Nga gjysma e muajit maj, varësisht nga kushtet atmosferike duhet të fillojmë me dezisenktim”, vlerëson Berisha.

Vetëdijesimi për mbrojtën e pickimit nga rriqrat nuk mungon, thotë Berisha.

“Ata që pickohet ju hiqet rriqni dhe udhëzohen nga mjekët në QKMF si të veprojnë tutje. Në aspektin e vetëdisimit janë shumë mirë të informuar se si duhet të mbrohen”, përfundoi Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Story i radhës

Seksi i nxehtë shtatë ditë në javë është thelbësor për martesat – parandalon tradhtinë

Të fundit nga