Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të 11 majit në Has u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshim duke I dhënë fund largimit masiv të të rinjve.
Berisha theksoi se shqiptarët po përballen me një krizë të thellë shprese dhe identiteti, të shkaktuar nga keqqeverisja dhe emigracioni masiv, ndërsa kërkoi bashkim dhe rezistencë qytetare për një epokë të re për Hasin dhe gjithë vendin.
Berisha tha se i gjithë projekti për Hasin dhe Shqipërinë, bazohet tërësisht në madhështinë e shpirtit qytetar, moralit, besimeve, vlerave të tyre.
“Hasi sot për një seri arsyesh, nuk është vendi siç duhet të jetë, është vendi nga i cili largohen përsëri bijtë dhe bijat e saj. Është vendi nga i cili ëndrrat e bukura të hasjanëve, nuk ndërtohen në Has, por këto ëndrra, ky regjim i eksporton në dhera të tjera”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, 620 mijë të rinj kanë ikur në 10 vitet e fundit. Ai shtoi se n
“Si koalicion kemi një program me të cilin, në mënyrën më të vendosur në 100 ditët e para nxjerrim çdo shqiptar nga varfëria e skajshme. Në Shqipëri nuk do të ketë pas 100 ditësh, asnjë shqiptar që jeton në varfëri të skajshme. Dhe kjo realizohet duke vendosur minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar, në punë pa punë çfarëdo që të jetë, por që merr më pak se 200 euro”, tha Berisha.
Berisha premtoi uljen e naftës, aq sa është në Kosovë dhe në Maqedoni.
“Javën e parë taksa Rama hidhet në Drin. Nuk do të paguani kurrë më ju taksë për të ardhur në Tiranë, dhe jo një por dy, ta dinë mirë. Javën e parë ato zhduken nga autostrada”, tha Berisha.
Ai premtoi se rrogat mesatare do rriten në 1250 euro, rrogat e mësuesve në 1500 euro, rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të dyfishohen.
“Fermerët e Hasit do të marrin të njëjtat subvencione që marrin fermerët në Kosovë e Maqedoni. Dmth, 5 herë më shumë seç marrin sot”, tha Berisha.
Ai premtoi se bizneset e vogla, energjinë do ta paguajnë me 3 herë më lirë, 6 lek kilovatin dhe tarifa e ujit do të përgjysmohet.
“Tavanet për tatimfitimin dhe TVSH do rriten nga 100-120 mijë që janë sot, në 180 mijë. Zgjerimi i biznesit, suksesi i tij është qëllimi ynë”, tha Berisha.
ë 12 vite pensionet mbetën thuaj ato që ishin dhe rrogatë patën një rritje fare të parëndësishme
Burimi: botasot.info