Berisha: Në Hagë, shqiptarët po dëshmojnë kundër shqiptarëve

min lexim

Publicistja Kimete Berisha në një shkrim të saj në facebook, ka përmbledhur qëndrimet e saj rreth ngjarjeve të fundit në vend.

Duke nisur nga Gjykata Speciale, Berisha thotë se shqiptarët po dëshmojnë kundër shqiptarëve.

Ajo ka prekur edhe ҫështjen e turizmit në Shqipëri, duke thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, ankohet se qytetarët e Kosovës po bëjnë propagandë ndaj turizmit të Shqipërisë.

Ajo shkruan më tutje për ‘luftën’ e Presidentes Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti se ‘cilin prej tyre e do diaspora më shumë’.

“Kryeministri Kurti ka shkuar edhe më larg se presidentja, i ka ftuar mërgimtarët të kthehen në Kosovë, sepse kryeministri e di se ata nuk janë çmendur të kthehen në Kosovë”, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës në facebook (pa ndërhyrje nga redaksia):

Shpif, shpif se del diçka!

1. Në Hagë, shqiptarët po dëshmojnë kundër shqiptarëve.

– Në Shqipëri, Edi Rama u ankua se shqiptarët e Kosovës (pjesa e popullit të Albin Kurtit) po bëjnë propagandë kundër turizmit të Shqipërisë, në favor të Greqisë.

2. Një drejtor i policisë së Shqipërisë

u lirua nga burgu pasi që ka thënë se tutët nga burgu, vuan nga klaustrofobia, nga hapësirat e ngushta.

Shih ti!

U bën shqiptarët të merren me frikëra luksoze.

Si ajo frika e Nicole Kidman, nga fluturat!

3. Turizmi në Shqipëri po dështon dhe do të dështojë edhe më, jo për shkak të propagandës, por për

shkak se turizmin popullor po e shesin si turizëm luksoz.

Çfarë shije ka ajo sufllaqe që u bë temë internacionale shkaku se kushton dhjetë euro!

Ushqimin e varfër po e shesin për të

shtrenjtë.

Ky është dështimi i shqiptarëve.

4. Në Shqipëri shkohet veç një herë.

Pastaj, s’shkohet më.

Jo veç për shkak se askund nuk e gjen bashkë natyrën, qytetin dhe të kaluarën. Por, shkaku se njerëzit janë të ftohtë.

– Para disa viteve një mashkull i njohur për publikun më shpallte ‘dashuri’, me një lloj vardisje, s’ka ku shkon më e ftohtë, më mendjemadhe e më e çuditshme…sa më bënte të ndjehesha si jashtëtokësore, jokompetente dhe si ‘e grabitur’!

– Një ditë e shkroi një poezi të bukur e të ndjerë për qenin e tij që e kishte humbur. Aq thellë dhe në mënyrë lirike vuante për qenin, sa që i thashë: po i marr lakmi qenit…

– Mendova se qenin e do më

kollaj se mua, se qeni i nënshtrohet dhe nuk ia kthen fjalën.

Njësoj i pata lakmuar edhe pelës së Leonard Cohen…!

– E kish edhe më zi se unë…një grua më tha që i lakmonte gruas së ndjerë të këngëtarit Sh. C.

E dëgjonte këngën që këngëtari ia kishte kushtuar gruas së tij të ndjerë, e më tha: – dëgjoje sa e paska dashur, lumja ajo!

– Po ajo nuk e dëgjon…i thashë,

prandaj, është lehtë të ‘vuash’ për dashurinë derisa dashuria nuk e merr formën konkrete të njeriut, që herët a vonë, ta plas zemrën…!

5. Unë mendoj se kurrë s’ka pasur  ‘turizëm patriotik’, por ka pasur turizëm popullor (me çmime të lira) në Shqipëri.

Kush i ka nxjerr fundin bregdetit të Shqipërisë, tani e ka mundësinë ta fëlliq edhe Ujmanin.

Qeveria Kurti e ka çliruar liqenin. Kija inatin, por e ka çliruar.

Ne të Veriut me këtë rast jemi mallëngjyer …se sikur ta dinimit, nuk do t’i shisnim banesat…!

6. Presidentja ka vazhduar garën e saj me kryeministrin se cilin prej tyre e do diaspora më shumë.

Presidentja ua ka kushtuar mërgimtarëve edhe një poezi.

Ka marr diçka nga poezia e Stupca-ve, por e ka ruajtur origjinalitetin krijues.

Vargu i presidentes për mërgimtarët ‘Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës’ nuk është bash i njëjtë me vargun e Stupcave: ‘O direku i shtëpisë, o ngrohtore e vobektësisë’.

– Kjo dashuria e presidentes për mërgimtarët mori shumë pak pëlqime në Facebook, sherri i rimës. 

Mërgimtarët e dinë se politikanët i kanë ata shemër e jo zemër, se ata s’janë as zemra shpirti, por janë kuleta e Kosovës.

S’kanë pse hidhërohen! 

– Nëse ke pare, të duan për pare.

– Nëse ke bukuri, të duan për bukuri.

– Nëse s’ke asgjë, s’të duan hiç dhe je rehat!

7. Kryeministri Kurti ka shkuar edhe më larg se presidentja, i ka ftuar mërgimtarët të kthehen në Kosovë, sepse kryeministri e di se ata nuk janë çmendur të kthehen në Kosovë.

8. Me kryeministrin mërgimtarët janë shumë të kënaqur, por me kryeministrin nuk është e kënaqur Amerika, tha ambasadori Hovenier.

Por ama kur kryeministri mbërriu i fundit në njëfarë konference të kotë, Hovenier u ngrit në këmbë për të.

– Pse po çohesh, ambasador!

Nuk është kryeministri yt, as nuk je në gjykatore, e as Albin Kurti s’është gjykatës që s’bën pa u ngritur në këmbë për të.

Hovenier edhe s’është i kënaqur me kryeministrin, edhe në emër

të Amerikës çohet në këmbë për të.

– Karizma e tij është aq minore….

9. Nga ballkoni po e shikoja tymin e qebapëve në Mitrovicë që piqeshin pas mesnate. Dikush ka fat, kënaqet.

10. Kryeministri, presidentja, kryeparlamentari (me mjekër) dhe ministresha e jashtme, kanë parashikuar: Luftë.

– Kur të burgosurit arratisen nga burgjet, e askush nga Institucionet nuk merr përgjegjesi…lufta nënkuptohet.

– Një kolonel i policisë e lavdëroi një të arratisur nga burgu, tha se është inteligjent dhe i shkathët.

Po, i shihej inteligjenca, sidomos kur i çonte këmbët përpjetë për ta treguar forcën,  se pa qenë inteligjent nuk e quan Sveçlën – lepurush, domethënë as lepur s’është Sveçla.

11. Kosova u varfërua edhe më shumë, 

me këtë qeveri u bë më e varfëra në Evropë.

– Varfëria jonë ka pas zënë vend edhe në një varg të grupit serb  ‘Galija’, që i thotë ‘njërit’, lëre se ti s’ke pare ta blesh as një biletë për  në Prishtinë, demek, aq i varfër që je…!

12. Kur fillon lufta, përsëri do t’i kthehemi ‘turizmit patriotik’ në Shqipëri, të cilët ende na shohin (juve ju shohin’), si refugjatë, prandaj do t’ju urrejnë, derisa të shërohen nga ato pamjet…

– Ranpa e Edi Ramës në rrugën e kombit do të suspendohet deri në përfundimin e luftës, besoj.

Se, dikush për 5 euro nuk mund të vijë të luftoj për çlirimin e Kosovës.

– Dhe përsëri ato pamjet e mërgimtarëve që kthehen për të luftuar për lirinë e Albin Kurtit, por kësaj here ka gjasa që të mos kthehen mërgimtarët për të luftuar, se rrezik do t’u kujtohen qindra dëshmitarë të rremë kundër ushtarëve të UÇK-së.

13. Nuk ka njeri më të urryer se sa dëshmitari i rremë.

Vetëvendosja e ka krijuar nëpër Institucione një aradhë me dëshmitarë të rremë, kryesisht me meshkuj!

– Kur duan të ta shkatërrojnë jetën, e kanë dëshmitarin me pagesë, që gënjen dhe shpif për ta.

‘Shpif, shpif se del diçka’!

– Prandaj, nëse Albin Kurti nuk merr masa t’i shpërndajë këto fundërrina siç e ka shpërndarë grupin ‘me kryeministrin’, atëherë s’do të kemi nevojë për Serbinë që të ndizet një luftë.

Shqiptarët do t’ia kthejnë njëri-tjetrit.

Për atje janë nisur, duke e ndarë popullin në popull të Albinit dhe në një popull tjetër, armik.

14. Opozita është aq poshtë, sa që Lumiri bën intervistë me Jetën!

Në vend se ta intervistoj njërën nga ato gratë e sëmura rëndë të cilat nuk i lejojnë ta shfrytëzojë ashensorin, se ashensori është për stafin medicinal, për njerëz të shëndoshë është ashensori, e shkallët janë për t’u ngjitur të sëmurit…

Dhe një burrë që po mundohej ta ngjiste zhag karrocën e gruas së tij shkallëve.

– Ky vend është monstruoz, i pamëshirshëm si ferri.

Memli më OK, i tokës, derisa Lumiri merret me elita të shpifura e të shpikura.

LDK po zhduket. Dhe kjo mua aspak nuk më pëlqen.  

P.S. Dje kam qenë e mërzitur.

Po më ngacmojnë.

Tetë orë vaj, me pauza të shkurtëra.

Dhe, për sherr, në ato çaste që u pushtova nga një dhimbje  për vetveten, isha duke e ngas veturën…. kud më ndaloi në rrugë njesia speciale.

– Polici më pyeste kush më ka ngacmuar, unë qaja..

– Ai vazhdonte: a mundem me t’ndihmu:

unë qaja.

– Po njeriu i gjallë ka probleme, më ngushëllonte ai.

Unë qaja.

E dija se ai nuk mund të më qetësonte, anipse ishte mjaftueshëm simpatik.

– A ke pasur ndonjëherë problem me policë – më pyeti.

Jo, i thashë, por nuk ia thashë të vërtetë .

Ka policë që janë të ngarkuar aq shumë politikisht që më ka ndodhur brenda 5 minutave të më ndalojnë në tre raste (merren vesh mes vete).

Një ditë i thashë njërit: Po, Albini nuk më urren mua, pse e ke krijuar këtë ide, ti po më urren hatri i tij!

Vendi i vogël nuk mund  të bëhet shtet funksional, edhe sikur të ketë mjaftueshlm drejtësi, lëre më kështu, pa drejtësi, dhe me drejtësi që shitet e blihet me pare.

Anipse presidentja sot e kish kopjuar fjalë për fjalë ish presidentin Hashim Thaçi, i cili e kishte zakon të thoshte ‘Kosova është storje e suksesit’.

– Në fakt, Kosova është veç instastory, që të duhet për çdo 24 orë të gënjesh për suksesin e saj të imagjinuar.

Po, storje e suksesshme është për tregtarët e lidhur me qeverinë dhe për hajnat, për të paditurit dhe për injorantët. Prandaj, nuk ka të ardhme.

Të jesh i bindur!

– Më doli gjumi në orën 04:00.

Vazhdova ta lexoj ‘Nata

me hënë’.

Vuajtjet e Marianës më dukeshin limonadë….

Sa herë u jepet liria, shqiptarët bëhen të pashpirt!

Story i mëparshëm

“Burri im është jopjellor, por një grua me të cilën bëri seks thotë se..”

Story i radhës

Personit që i përkeqësohet gjendja nga temperaturat e larta, duhet t’i jepet ujë më kripë, rekomandon kardiologu Shpend Idrizi

Të fundit nga