​Berisha: Në 8 vite u larguan nga Shqipëria 35% e popullatës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ditën e sotme (e martë) në një deklaratë për media ka denoncuar publikisht ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama që po bën në fushatën elektorale të Turqisë. Gjithashtu, ai akuzoi se është arsyeja pse shqiptarët po largohen nga Shqipëria.

Berisha tha se Rama po mashtron, manipulon dhe varfëron shqiptarët. Ai deklaroi se 10 vite më parë në Shqipëri ishin rrogat më të larta në rajon përfshirë edhe vendet e BE-së, ndërsa tani rrogat janë më të ulëta edhe se në Kosovë.

Berisha: Në 8 vite u larguan nga Shqipëria 35% e popullatës

“10 vite më parë, shqiptarët ishin qytetarët me rrogat më të larta në rajon, përfshi këtu edhe dy vende anëtare të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot, qytetarët shqiptarë kanë rrogat më të ulëta në rajon, 30-40% më të ulëta se vetë Kosova… Në 8 vite, u larguan nga Shqipëria 35% e popullatës së vendit, më shumë se u larguan nga Siria në luftë civile apo se ç’po largohen nga Ukraina pas agresionit barbar”, deklaroi Berisha.

Berisha synoi që nëpërmjet kësaj deklarate t’i përçojë një mesazh komunitetit shqiptar i cili ndodhet në Turqi, duke kërkuar që të mos dëgjojnë Ramën, që ka mbështetur Erdoganin, por të të votojnë të lirë për dinjitetin dhe të ardhmen e tyre.

Berisha: Shqiptarët në Turqi të votojnë kë të duan

“Lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan nuk janë në përputhje me standardet e lidhjeve tradicionale mes kombeve tona të lira dhe mike. Këto lidhje janë para së gjithash në funksion të pushtetit të njëri-tjetrit… Për të gjitha këto, ju bëj thirrje të flakni me neveri, me përçmim thirrjen dhe mesazhin e Edi Ramës, e një njeriu që shkel çdo rregull, e një njeriu që nuk ka pikën e moralit t’u drejtohet ju se për kë duhet të votoni”, tha Berisha.

Të dielën në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale ku votuesit shqiptarë do të zgjedhin 61 kryebashkiakët e rinj si dhe këshilltarët bashkiakë. Gara është kryesisht mes Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë” të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë e Enkelejd Alibeajt garon në disa bashki.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një zhvillim i fundit në rrjetin Bitcoin është një lajm i madh për gërmuesit

Story i radhës

Abbott paralajmëron vizita të rëndësishme këtë javë në Prishtinë

Të fundit nga