Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së: U përdor gjithë makineria qeveritare për të na shkatërruar, por…

December 20, 2022
min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Berisha e nisi fjalën e tij me disa akuza ndaj qeverisë për përpjekjet që sipas tij, kanë synuar të shkatërrojnë Partinë Demokratike.

Ish-kryeministri Berisha tha se qeveria përdori çdo makineri në dorë të saj, për të shkatërruar forcën politike, madje edhe duke blerë kryetarin e saj.

Kreu i PD-së, deklaroi se beteja tashmë nuk është më vetëm me pushtetin. Sipas Berishës, tashmë ka shpërthyer një betejë mes klaneve mafioze të Partisë Socialiste.

Berisha: Pas një viti, përpjekjesh intensive, pas një viti në të cilën ne sëbashku, ia dolëm të transformojmë PD-në, nga një forcë politike e cila kishte hyrë në një letargji, për të mos thënë një agoni, është kthyer në një opozitë të fuqishme, e cila rivendosi në themelet e saj, riktheu vlerat mbi të cilat ajo ishte themeluar. Ky ishte një vit i vështirë, do ta quaja një vit të paprecedent në historinë e një force politike.

Kundër saj, për ta mbajtur atë fasadë opozitë, u përdorën të gjitha mjetet, u përdor i gjithë potenciali korruptiv i qeverisë më të korruptuar në Europë. U përdor i gjithë potenciali kriminal i qeverisë më të lidhrui me krimin në Europë. U përdor mafia ndërkombëtare e George Soros. Të gjitha në funksion të një regjimi i cili ka vendosur monizmin e plotë në Shqipëri. Të gjitha në funksion të një regjimi që ka vendosur praktika genocidale për qytetarët shqiptarë, në kuptimin e kushteve që ata të largohen nga vendi i tyre.

Të gjitha këto, duke përdorur çdo lloj të tre pushteteve, për të mos thënë të gjitha pushtetet, në mënyrë që forca jonë politike të mos ngrihej në këmbë. Të mos ishte një forcë sovrane. Të mos ishte një forcë politike, qëndrimet e të cilës t’i përcaktonin bizneset e kryetarit me mafien shtetërore, qëndrimet e së cilës t’i përcaktonin interesa korruptive. T’i përcaktonte mafia e George Sorosit, armik i egër i vlerave demokratike dhe interesave të shqiptarëve. Rrallë ndonjëherë mund të ketë ndodh që të jetë bërë një presion i tillë ndaj një force politike.

Gjithçka zhvillohej që kjo forcë të vendosej në kontrollin e plotë të qeverisë. Në kontrollin e plotë të mafies qeveritare. Kushdo tjetër të vendoste, por jo shqiptarët. E kam fjalën për shqiptarët që i thonë vendit të tyre, atdhe. Atyre që i thonë dinjitetit, dinjitet dhe që besojnë se me mundin e tyre, në këtë vend mund të ndërtohej e ardhmja. Të gjitha këto veprime të marra sëbashku, dështuan. Tani beteja nuk është më vetëm mes nesh dhe mafies shtetërore, por betejë e ashpër ka shpërthyer midis klaneve të pushtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parada e Messit me shokë, çmenduri në Buenos Aires

Story i radhës

Xhaferi – Shentop: RMV-në dhe Turqia ruajnë miqësi dhe partneritet të fortë tradicional

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë