Analisti Andi Bushati reagoi ashpër në një emision televiziv për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për të mos e hequr masën e arrestit në shtëpi për kreun e PD-së, Sali Berisha.
Bushati tha se kjo gjykatë është bërë lecka ku fshin këmbët pushteti.
“Kjo është gjykata më e pisët. Çka pjellë reforma në drejtësi këta janë më pocaqi. Kishim një gjykatë që i kthente atentatet kushtetuese Berishës kur ishte kryeministër dhe Ramës që e vazhdoi. Gjykata Kushtetuese është lecka ku fshin këmbët pushteti. Dhe ai konfuzioni se nxorrën një vendim se gjoja është gabuar me pasaportën.
Vendimi sotëm është: Procedura e SPAK-ut dhe e gjykatës për të mos kërkuar për një deputet lejen nga parlamenti për të izoluar lirinë është e drejtë,. Ky është vendimi i gjykatës sot dhe prandaj Saliu mbetet në izolim”-tha Bushati.
Burimi: botasot.info