Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha thotë se prej kohësh, është shprehur pro zhvillimin e referendumit në vend dhe vlerësoi qëndrimin e Partisë së Lirisë dhe kreut të saj, Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh për “Euronews Albania”, se Kushtetua e ka humbur funksionin e saj, që është ndarja dhe balanca mes pushteteve. Ai nënvizoi se në Kushtetutë janë bërë ndërhyrje të shumta, teksa shtoi se një sërë problemesh duhet të marrin përgjigje me referendum.
“Prej kohësh ne jemi shprehur për referendume, në disa takime dhe unë vlerësoj edhe qëndrimin e Partisë së Lirisë për disa referendume. Kushtetuta ka humbur sensin e saj, me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, defakto ajo ka rënë. Misioni i një Kushtetute është ndarja dhe balanca e pushteteve.
Këtu ky funksion ka humbur. Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre. Mendoj se janë një seri problemesh që duhet të marrin përgjigje me referendum”, theksoi kryedemokrati.