Berisha: Marrëveshja trepalëshe sfidon çdo rrezik që kërcënon sigurinë në Evropën Juglindore

March 20, 2025
1 minut lexim

Njohësi i çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë dhe ish-deputeti Hisen Berisha, ka thënë se aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, do të sfidojë çdo rrezik që kërcënon Evropën Juglindore.

Ai duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, ka thënë se duhet të zgjerohet edhe me shtetet tjera si Bullgaria e Mali i Zi.

Berisha, duke folur për reagimet e Serbisë ndaj kësaj marrëveshje ka thënë se ky nuk është pakt kundër Serbisë, por një marrëveshje që cenon çdo kërcënim në rajon dhe më gjerë.

“Do të sfidojë çdo rrezik që cenon sigurinë në rajon, nisma e Kroacisë lidhet me Evropën Juglindore. Nuk është pakt ushtarak është marrëveshje trepalëshe për bashkëpunim mes shteteve. Kjo u mundu nga Serbia më thënë se po bëjnë një pakt ushtarak kundër Serbisë, jo. Është një pak ushtarak për forcim të mbrojtjes, arkitekturës  së mbrojtës në Evropën Juglindore ndaj çdo rreziku që sfidon sigurinë e rajonit. Tash nëse Serbia e sheh vetën rrezik për rajonin atëherë duhet ta shqyrtojë pozicionin e vet, sepse pretendimet e saj për të qenë hegjemon ushtarak në rajon do t’i shkojnë huq”, ka thënë Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Studentët anulojnë protestat e mëdha, respekti për viktimat do të shprehet në nivel të fakulteteve

Story i radhës

Microsoft ka “rënë nga shërbimi” në të gjithë SHBA-në pasi përdoruesit raportojnë probleme me Outlook dhe Teams

Të fundit nga

Motoçiklisti italian përplaset gjatë testimit

Luca Marini (27) ka pësuar një aksident të rëndë teksa testonte një motor Honda në pistën Suzuki në Japoni. Motoçiklisti italian udhëtoi për në Japoni pas Çmimit të Madh të Silverstone për
sqmken
ShkoLartë