Berisha: Ky do të jetë vendimi i parë që do të marrë sapo të vij në pushtet

April 13, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Bardh a Zi” ka komentuar situatën ekonomike në Shqipëri.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nëse do të vijë në pushtet veprimi i parë që do të bëjë është anulimi i PPP-ve dhe koncensioneve.

I ftuar në “Bardh a Zi” në Abc, Berisha theksoi se të gjitha kontrata e parregullta do të anulohen.

Gaçe: Si do veproni me PPP-të dhe me inceneratorët?

Berisha: Gjithçka e kryer në procedura korrupsioni do të anulohet.

Kristo: Po si do të anulohet ata kanë kontrata për këtë. Unë kam pyetur dhe kjo nuk mund të jetë premtim elektoral, kontrata e tyre janë të blinduara. Edhe kontrata që kishit bërë ju të PPP-ve nuk i rrëzoi dot Rama?

Berisha: Sepse kontrata e mia ishin në përputhje të plotë me standarde.

Kristo: Pse edhe ajo bojatisja e benzinës edhe ajo ishte me standarde?

Berisha: Me standarde ishte bërë me tender ndërkombëtar.

Kristo: Jo po flas si ide, se tenderi mund të jetë bërë shumë mirë. Kompaninë e skanerit të doganave një kopntratë që se prishi dot Rama?

Berisha: Sepse ishte bërë me tender ndërkombëtar. Sepse ishte bërë brenda të gjitha rregullave. Sheri Bler tha mos luaj me të sepse gjoba të shkon të paktën 300 milion. Por çdo kontratë e nënshkruar në kundërshti me rregullin ka një sektor në OECD i cili gozhdon çdo kompani të madhe pa asnjë lloj abuzimi për shkeljet që ka bërë në kontratë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA do të dërgojë në Ukrainë edhe mjete për mbrojtjen nga armët kimike

Story i radhës

Avdyli: Nuk besoj se në Kosovë ka tendenca homofobike

Të fundit nga

ShkoLartë