Berisha: Kush më bindi të rikthehesha te Kosova

September 9, 2023
1 minut lexim

Bernard Berisha u rikthye te Kosova pas një kohe të gjatë. Sulmuesi i majtë, i cili luan në Rusi tek Akhmat Grozny, foli pas barazimit 2-2 me Zvicrën në emisionin “Dardanët” në SuperSport 3, ku ndër të tjera tha:

“Të luash për vendin tënd është ndjesia më e mirë, jam gjithmonë gati për Kosovën. Luajtëm mirë, tani të fokusohemi te Rumania.

Kishim mundësi të mira, në të dy pjesët. Trajneri e kishte përgatitur që ta mbyllnim 0-0. Dhe në pjesën e dytë të futnim lojtarë të shpejtë si Zhegrova dhe Krasniqi. Bëmë një punë të mirë, të vazhdojmë të bashkuar.

Rikthimi? Kam patur një bisedë me trajnerin, ai ka besim tek unë. Kjo më motivoi të vija dhe të jepja më të mirën për vendlindjen“, theksoi 31-vjeçari nga Peja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Britania shënon ditën më të nxehtë të vitit deri më tani

Story i radhës

Enis Bardhi, mjeshtër i gjuajtjeve të lira! I solli Maqedonisë së Veriut barazimin ndaj kampionëve të Europës (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë